• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pas lajmit për arratisjen në Gjermani/ Adriatik Llalla, akuzat që po ngrihen kundër ish Kryeprokurorit (DETAJET)
Home
Breaking News

Pas lajmit për arratisjen në Gjermani/ Adriatik Llalla, akuzat që po ngrihen kundër ish Kryeprokurorit (DETAJET)

1 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vetëm dy ditë pas vendimit të sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë (15 shkurt 2018) ka ndodhur një zhvillim që ka qëndruar jashtë vëmendjes publike. Sipas burimeve te Alpenews.al Llalla është “arratisur” duke udhëtuar drejt Gjermanisë në datën 17 shkurt 2018 me linjën e shoqërisë ajrore “Lufthansa”, në itinerarin Rinas- Frankfurt, me avionin e orës 13.04. Ka dyshime të arësyeshme se kjo mund të jetë bërë edhe për tiu shmngur një ballafaqimi të z. Llalla me drejtësinë, kur mësohet se ndaj tij është duke u bërë gati fillimi i ndjekjes penale.

Çështja e ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe familjes së tij, ka qenë kryelajmi i muajit shkurt. Ironia që pasoi këtë lajm gjatë muajit të dytë të këtij viti, u lidh më së shumti me pyetjen që të gjithë bënë gjatë muajit janar, në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu në Tiranë, i cili kishte “premtuar” se në fillim të vitit 2018 do niste edhe kapja e “peshqve të mëdhenj”.

Në këtë atmosferë, erdhi vendimi i sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish Kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla, bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij më të rritur, me motivacionin si i përfshirë në raste të rënda korrupsioni gjatë kohës së ushtrimit të mandatit të tij 5 vjeçar në detyrë. Kjo nxiti zërat publikë që të shtronin pyetje të shumta. Mes të cilave: A është Adriatik Llalla një “peshk i madh”? Çfarë akuzash konkrete ka SHBA për implikimin e tij në raste të mëdha korrupsioni? Nëse këto akuza janë kaq shumë flagarante, pse i shpëtoi Adriatik Llalla “vettingut”? Çfarë pritet të ndodhi më pas me Llallën?

Sqarimi u bë më pas me radhë fillimisht nga Ambasadori amerikan Lu, ministri i Brendshëm Xhafaj dhe vetë Prokuroria e Përgjithëshme dhe Operacioni Ndërkombëtar I Monitorimit (ONM) sipas të cilëve, pavarësisht se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ose e thënë ndryshe shkalla e parë e Vettingut, e pushoi vazhdimin e hetimit të saj për Adriatik Llallën, kjo nuk do të thotë se ai pas kësaj është i çliruar nga përgjegjësia për shkeljet e mundshme të bëra gjatë ushtrimit të detyrës. Përkundrazi. Të gjitha shkeljet e konstatuara i shkojnë në formën e kallzimit për ndjekje penale, në organin e akuzës.

Një ekspert i njohur në fushën e të drejtës penale dhe hetimit, thotë se nisur nga të gjitha këto që janë deklaruar, kuptohet se ndaj ish Kryeprokurorit dhe familjarëve të tij shërbimet federale amerikane dhe ato të vendeve të tjera partnere kanë prova të pakundërshtueshme. Nisur edhe nga indicie të tjera, ndaj tij janë grup tri grup çështjesh që bëjnë të përgatiten akuzat konkrete që pritet të bëhen zyrtare brenda muajit mars:

  • Implikimi i tij i mundshëm me prova dhe fakte të pakundërshtueshme në afera të provuara korrupsioni galopant, e provuar me dëshmi, përgjime dhe me gjurmë të llogarive bankare të tij dhe familjarëve të tjerë, të transferuara në banka të huaja ose nëpër parajsa fiskale. Duke sjellë për pasojë në të gjitha rastet edhe ngritjen e akuzave për “Pastrim të produkteve të veprës penale, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të ardhurash.” 
  • Implikimi i tij i mundshëm në rrjetet e krimit të organizuar vendas e ndërkombëtar që meren me trafiqe të paligjshme, përfshi drogë, armë, prostitucion, trafik njerëzish, etj të cilëve në këmbim të favoreve që mund të ketë përfituar, i ka ofruar imunitet ligjor gjatë kohës që ka qenë në detyrë.
  • E treta, mund të jetë implikuar në dhenien e imunitetit ligjor organizatave terroriste, klaneve dhe grupeve të krimit të organizuar apo mafies, në këmbim gjithashtu të të ardhurave të paligjshme dhe favoreve të tjera për vete dhe familjen e tij. 

Një gjë është e sigurtë pas kësaj, se fati juridik i Adriatik Llallës u përcaktua në momentin që kryediplomati amerikan Rex Tillerson firmosi vendimin kundër tij. Pyetja që shtrohet pas kësaj është, kë do të mari tjetër me vete ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORRUPSIONI ME RRUGET/ Prokuroria merr në pyetje anëtarët e bordit. Ndryshimet në kontratë
Previous article Ndëshkoi Kukësin, rrëfehet sulmuesi i Skënderbeut: Gjatë pushimit Daja na shkundi...

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT