Janë arrestuar mëngjesin e sotëm autorët e ngjarjes makabre në lagjen 24 Maji në Vlorë, ku nënë e birë u gjendën të djegur në banesë.
Pas hetimeve të atëhershme policia bëri me dije se para se të digjeshin nënë e birë Selkie Hoxhallari dhe Olsi Hoxhallari 40 vjeç, janë dhunuar me sende të forta çka dyshohet se u ka sjellë vdekjen dhe më pas janë djegur.
Nënë e bir të vrarë nga Kasem Prijasi në bashkëpunim me gruan e viktimës
Pas zbulimit të njërit nga autorëve të ngjarjes, ishte vetë bashkëshortja e Olsi Hoxhallari, e cila ka kryer ngjarjen
Por këtë ngjarje ajo nuk e ka kryer e vetme. Ajo u mbështet nga shtetasi Kasem PIRJASI, me të cilin ka edhe një lidhje dashurie dhe jashtëmartesore.
Kasem Prijasi
Por kush është Kasem Pirjasi?
Shtetasi Kasem Pirjasi është 26 vjeç, 6 vjet më i vogël se Hysnjie Hoxhallari me të cilën është në një lidhje dashurie. Pirjasi është banues në Strum të Fierit.
Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit Olsi Hoxhallari edhe Seklije Hoxhallari., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.
Mjeti me të cilin u krye vrasja
Përgatiti: AlpeNew.al





