Nga kapja e 613 kg Kokainë, dalin detaje të reja nga hetimi. Policia pati dyshimet e saj në lidhje me kontenjerin.
Specialistët e narkotikëve i bënin kontrolle të shpeshta kontenierëve. Kontenjeri u zhdoganua dhe u tërhoq nga Donald Lushaj dhe Armando Pezaku. Kontenieri mbahej nën vëzhgim që prej datës 27 shkurt 2018.
Pas mbërritjes në magazinën në Maminas ka ndërhyre policia, duke finalizuar operacionin “Last Snow”.
Arbri Garden ka edhe dy kontenierë të tjerë në portin e Durrësit të pa zhdoganuar që thuhet se janë me banane. Kontrollet e tyre do të bëhen sot dhe do të kalojnë në skaner nga policia.
/AlpeNews.al


