Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një rrugë në afërsi të Milotit.
Një automjet tip “Audi” me targa AA778FY i mbushur me 50 kilogram kanabis sativa u përplas dhe lënda narkotike u përhap në rrugë.
Policia shkoi në vendngjarje dhe e ka zbuluar rastësisht. Drejtuesi i automjetit u largua direkt pas aksidentit. Në kërkim u shpallën tre persona të cilët ndodheshin në automjetin e aksidentuar mbushur me kanabis.
Ditën e sotme u arrestua Fadil Tershalla 25 vjeç banues në Kukes.
Pas aksidentit 3 përsonat arriten të largohen nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar arrestimit nga ana e policisë. Sipas burimeve destinacioni i lëndës narkotike ka qenë qytetit i Kukësit, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbuluar aktivitetin e këtij grupi që merrej me trafikimin e droges.





