Kapet gomone me droge ne plazhin e Platarias ne Igumenice. Mësohet se operacioni eshte zhvilluar sot pas mesnate dhe ne pranga ka rene nje shqiptar qe ishte ne rolin e skafistit.
Sipas hetimeve te para mesohet se ne gomone u gjeten 36 pako me 424 kg marijuane.
Shiptari i arrestuar eshte nje 42-vjecar, por ende nuk i eshte bere i ditur emri. Policia ka njoftuar se ai u kap teksa tentonte te nxirrte drogen nga gomonia e ta hidhte ne breg.


