Kompania “Arbi Garden” e drejtuar nga Arbër Kuliçi (Çekaj) ka përfituar një grant nga Ministria e Bujqësisë drejtuar nga LSI në vitin 2015, me një vlerë prej 264,000 dollarë, për ndërtimin e dhomave frigoriferike.
“Arbi Garden” përfitoi një grant për të financuar 7 dhoma të reja frigoriferike.
“Më 4 qershor 2015, grantet e programit IPARD-Like u disbursuan për SE-BI dhe “Arbi Garden”, dy agrobiznese me qendër në Tiranë, të cilët u mbështetën nga ekspertët e CBS gjatë gjithë procesit të aplikimeve.
SE-BI shpk dhe “Arbi Garden” investuan në 9 dhoma frigoriferike moderne, në përputhje me standardet evropiane.
Granti që përfituan këto kompani mbuloi rreth 50% të vlerës totale të investimit.
Këto dhoma të reja frigoriferike do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të fitimeve të klientëve, por gjithashtu do të eliminojnë mbetjet ushqimore, do të mbrojnë mjedisin dhe do t’i ofrojnë klientëve produkte bujqësore të sigurta”, thuhet në njoftimin e dhënë në atë kohë nga Ministria e Bujqësisë, e drejtuar LSI.



