• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kapshtica, mes plehrave dhe erës së rëndë (Video)
Home
Sociale

Kapshtica, mes plehrave dhe erës së rëndë (Video)

5 November, 2017 xhesi.editor Sociale

Pirgu i mbeturinave është gjëja e parë që shikon sapo hyn në territorin e Doganës së Kapshticës.

Kushedi prej sa kohësh janë aty.

Mbeturinat të shoqërojnë edhe në brendësi të doganës.

Era e rëndë e bën të vështirë pritjen për të kryer procedurat.

Infrastruktura për kontrollin dhe skanimin e mjeteve duket moderne dhe në kontrast të plotë me pjesën tjetër të doganës, në të cilën nuk të sheh syri asnjë kosh mbeturinash.

Kushteve skandaloze të pastërtisë, ju shtohet edhe mungesa e tualeteve publike, problematike kjo që nuk po gjen zgjidhje prej vitesh.

Në mungesë të një hapësire të përshtatshme për të qëndruar, qytetarët në dimër dhe verë presin për orë të tëra brenda makinave të tyre.

Për emigrantët, krahasimi i kushteve me doganën e vendit fqinj, nuk bën sens.

Një tabelë ku anglishtja duket afër shqipes, j’ua bën më të lehtë udhëtarëve të kuptuarit e llojit të shërbimit që mund të gjejnë aty.

Edhe për efektivët e policisë kufitare, kushtet janë të vështira .Vendqëndrim në kubature kolibesh. Aty u duhet të punojnë 8 dhe më shumë orë në ditët e fluksit.

Rulota të vjetra dhe telefona publikë jashtë funksionit, plotesojnë panoramën e një prej pikave doganore më të rëndësishme të vendit, ku çdo ditë hyjnë dhe dalin mesatarisht rreth 3 mijë qytetarë dhe nëpërmjet së cilës realizohet edhe një volum i madh i shkëmbimeve tregtare me Greqinë dhe vendet e tjera të Rajonit.

Territori i Doganës së Kapshticës, është në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, strukturë që është përgjegjëse për kushtet dhe gjendjen aty.

Kush hyn në vendin tonë nga pika doganore e Kapshticës, e ka mëse të qartë se çfarë e pret më tej. /AbcNews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Folklori bashkon komunitetin shqiptar në mes të New York-ut
Previous article PROVOKIMI/ Ambasadori rus në Beograd: Kosova mbetet pjesë e Serbisë

xhesi.editor

Postime të ngjashme

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

ÇMIM I RËNDËSISHËM PËR CREDINS BANK/ Euromoney e shpall “Bankën më të Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026” Aktualitet

ÇMIM I RËNDËSISHËM PËR CREDINS BANK/ Euromoney e shpall “Bankën më të Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT