Artur Meçollari u akuzua si spiun i shërbimeve të huaja, nga ish-kryeministri Sali Berisha sapo emri i tij u përzgjodh si pjesë e negociatorëve mes Shqipërisë dhe Greqisë
Certifikata e sigurisë së NATO-s, e quajtur Cosmic Top Secret i është dhënë më 5 shtator 2016 me një kohëzgjatje deri më 22 prill 2020. Meçollari u dekorua për kontributin e veçante në misionet ushtarake nga sekretari Përgjithshëm i NATOS Jens Stoltenberg.
Ai vlerësohet si një ndër oficerët shqiptarë më të besuar nga SHBA, të cilit besuan atij një mision delikat në Afganistan. Pikërisht për këtë mision Meçollari ka marrë falenderime të veçanta nga James Mattis, Sekretari amerikan i mbrojtjes.




