Marrëveshja e koalicionit qeverisës me LDK’në për votim të Demarkacionit, do të procedohet në Kuvend përmes Komisionit parlamentar për punë të jashtme.
Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, në mënyrë që anëtarët e Komisionit parlamentar për punë të jashtme të procedojnë në Kuvend draft-ligjin për Demarkacion që përmban edhe dakordimin që koalicioni qeverisës ka arritur me LDK’në për ta votuar demarkacionin.
Kërkesën për tu mbledhur ky komisionin parlamentar që ta ndryshojë tekstin e projekt-ligjit e ka bërë shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Express.
Me pas kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar për pauzë derisa komisioni parlamentar të kryej punën e tij.
Ndërkohë, në fillim të kësaj seance, deputetët kanë votuar pro shmangies së rregullores së Kuvendit, që heq debatin parlamentar nga rendi i ditës për të çuar direkt në votim Demarkacionin.


