• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FUNDIT/ Ministri Xhafaj: Sapo janë arrestuar autorët e plagosjes të trajnerit Gjoka në Shkodër
Home
Shqipëri

E FUNDIT/ Ministri Xhafaj: Sapo janë arrestuar autorët e plagosjes të trajnerit Gjoka në Shkodër

27 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Përballë” në TVSH:

Lutfi Dervishi: Sikur sapo e thashë më parë që një nga urdhrat e parë, juaji, ka qenë Vettingu në Polici. Ju morët detyrën e ministrit të Brendshëm për disa javë në marsin e vitit të kaluar. Patët një shkëputje si rezultat i marrëveshjes politike të 18 majit dhe pritej që ju të ishit prapë në detyrë si Ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Gjithë kjo kohë, gjithë këto muaj, në mendjen tuaj çfarë mendohet se është sot problemi kryesor që ka Policia shqiptare.

Ministri Xhafaj: E para, periudha ndërmjet, si me thënë, pa qenë në funksionin e Ministrit më dha gjithë kohën për ta menduar se si mund të ushtrohet më mirë kjo përgjegjësi, që ishte një përgjegjësi e re për mua dhe nga pikëpamja e njohjes së kësaj fushe.

Kishte dy arsye që më bindën për një vendimmarrje të thellë lidhur me çështjen e një reforme të brendshme brenda strukturës së Policisë dhe Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ose ish-SHKB-së së famshme e cila është drejtoria që kontrollon strukturën e Policisë.

Së pari, ishte situata e krijuar në vitin 2016, e cila rezultoi që një pjesë e Policisë në heshtje apo në mbështetje kishin favorizuar në disa zona të territorit kultivimin e kanabisit.

Lutfi Dervishi: Kur thoni një pjesë e Policisë keni parasysh oficerë policie apo policë të thjeshtë?

Ministri Xhafaj: Është e vështirë ta ndash, po padyshim përgjegjësia kryesore është e oficerëve të nivelit drejtues, sepse nëse drejtuesit e Policisë qëndrojnë në kufijtë e ligjit, të respektimit strikt të ligjit, është pothuajse gati e pamundur për vartësit e tyre për të pasur deviacione në zbatimin e ligjit. Kjo ishte njëra arsye.

Arsyeja e dytë, vinte dhe nga fakti që tre vjet në drejtimin e Reformës në Drejtësi unë isha i bindur që organe të kësaj natyre kanë të domosdoshme, edhe për shkak të një sërë problematikash, të akumuluara jo në një vit, por në vite të ndryshme, ndoshta edhe në të gjithë periudhën e tranzicionit. Ndërkohë kjo buronte edhe nga një bindje e brendshme që e kisha të krijuar gjatë gjithë procesit të Reformës në Drejtësi, sepse drejtësia penale siç ju e thatë me të drejtë në hapje të këtij emisioni është një trekëndësh brinjët e të cilit janë Gjykata, Prokuroria dhe Policia Kriminale ose oficerët e hetimit në polici, Policia Gjyqësore e thënë ndryshe.

Padyshim prolematikat që lidhen me dy brinjët e tjera nuk ka sesi të mos ketë efektuar edhe tek brinja tjetër ose edhe tek faktori tjetër komponent siç ishte Policia, për të mos thënë që këto janë pesë të një problematike, të një rrethi problemesh që vuante sistemi drejtësisë dhe i Agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit. Pra, nga njëra anë ishin problematikat e evidentuara, që ishin dukshëm, që tërhiqinin vëmendje dhe nevojën e një implikimi të strukturave apo individëve të caktuar brenda Policisë dhe nga ana tjetër ishte një përfundim logjik nga analiza e Reformës në Drejtësi.

Lutfi Dervishi: Ka qenë kjo e fundit më shumë apo…, sepse Ministria e Brendshme e ka pasur apo e ka SHKB-në apo Shërbimin e Ç ështjeve të Brendshme dhe ankesave, për denoncim ka Komisariatin Dixhital. Nuk funksionoi asnjë mekanizëm?

Ministri Xhafaj: Nuk them se nuk ka funksionuar. Pse nuk them se nuk kanë funksionuar? Se po t’i hedhim një sy statistikave, të paktën statistikave që unë kam, nga viti 2007-2017 janë statistika që ne kemi mbështetur gjithë analizën, pra statistika të një 10-vjeçari, të mjaftueshme pët të arritur në disa përfundime për të gjithë analizën e situatës së gjendjes në Policinë e Shtetit. Tregojnë që gjithë këto vite ka pasur masa ndëshkimore, një pjesë e të cilave lidheshin me keqpërdorimin e ushtrimit të funksionit por një pjesë e konsiderueshme kanë qenë të lidhura edhe me aspekte që kanë të bëjnë me korrupsionin në radhët e Policisë. Pavarësisht se në një vit mund të ketë pasur masa shumë më të ashpra, siç ka qenë viti i fundit, po të shikojmë me kujdes në periudhën 2017 kemi 284 oficerë policie të ndëshkuar. 188 janë për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 51 punonjës janë të ndaluar dhe arrestuar. Por po të marrim edhe 2009 ka 142. Në 2010 ka 145.

Fatmir Xhafaj: Një pjesë nga lidershipi, kryesisht nga lidershipi politik i Partisë Demokratike dhe një pjese të vogël të saj ajo që ishte e dukshme ishte fakti që pothuajse të gjithë pranuan domosdoshmërinë e kryerjes së këtij procesi në radhët e policisë.

Natyrisht për hir të së vërtetës, për të qenë korrekt forca politike e Lëvizjës Socialiste për Integrim kishte një pozion shumë më të avancuar, mbajti dhe një rol konstruktiv dhe paraqiti disa amendamente konkrete që në gjykimin e tyre e plotësojnë më tej këtë projekt.

Kjo ishte dhe arsyeja që ne e cmuam së bashku me Kryetarin e Kuvendit dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist Z.Balla që ta votonim vetëm në parim projektligjin dje dhe për t’i lënë mundësi që gjatë kësaj jave të diskutojmë së bashku me kolegët deputetë të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim për të gjetur mundësi reflektimi mbi propozimet e tyre dhe për të patur një konsensus sa më të gjerë të këtij projektligji i cili ka të bëjë më Policinë që nuk është as e Partisë Socialiste, as e Lëvizjes Socialiste për Integrim as e Partisë Demokratike por është Polici e Shtetit Shqiptar, është Polici e qytetarëve të këtij vendi.

Lufti Dervishi: Kuptoj ju po e thoni drejt këtë gjë por nëse do të dëgjoje dje diskutimet e deputetëve, menjëherë kuptohej pa i parë se kush ishin dhe pa i ditur emrin se kush është deputet i opozitës dhe kush është deputet i mazhorancës.

Fatmir Xhafaj: Dakort, po kjo nuk ndodh vetëm te rasti i këtij projektligji kjo është një gjë e zakonshme në parlamentin shqiptar sepse Parlamenti shqiptar është i ndërtuar mbi bazë llogoresh

Lufti Dervishi: Mekanizmat që Policia e Shtetit të mos jetë në dorë të Politikës.

Fatmir Xhafaj: Jo ti mbahemi kësaj, i gjithë debati politik është debat llogoresh dhe ndërtohet rreth individëve dhe jo rreth ideve, vizioneve, projekteve.

Nëse do të ishte i tillë unë jam shumë i bindur që do të kishte njerëz edhe nga mazhoranca si dhe nga opozita që mund të mbanin një qëndrim krejt ndryshe, në rastin konkret apo në raste të tjera të ngjashme.

Siç për shembull, një nga deputetët e opozitës si dhe disa të tjerë, njërin prej tyre mund ta kujtoj shumë mirë Z.Dash Shehi i cili në thelb mbajti një qëndrim tejet konstruktiv.

Vlerësoi faktin që ky proces, situata që kemi nuk është një situatë e sotme e krijuar nën q
Qeverinë Socialiste e tillë ka qenë dhe në qeverisjen kur ata kanë qenë në pushtet dhe nga ana tjetër bëri disa propozime sugjerime shume dashamirëse të cilat meritojnë vëmendje për tu mbajtur në konsideratë nga ana jonë.

Po kështu kishte disa diskutime konstrkutive nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Lufti Dervishi: Të qëndrojmë këtu..

Fatmir Xhafaj:Diskutime që ka mbajtur Z.Rama, Z.Shezai Rrokaj

Lufti Dervishi: Z.Shehi në këtë që thatë tha dhe dicka tjetër dhe tha për mua është më e rëndë jo thjesht korrupsioni dhe paaftësia e Policisë por një shfaqje politike e saj sic ishte rasti i një trupe të Policisë me parulla të mëdha falënderimi për ish-ministrin dhe tha kjo është ngjarja më e rëndë se gjithë të tjerat.

Fatmir Xhafaj: Këto janë pastaj batuta që e zbukurojnë pak më shumë.

Lufti Dervishi: Këto janë simptoma që Politika nuk e ka shumë të lehtë ti heqë duart nga Policia…

Fatmir Xhafaj: Absolutisht ky është një problem, është dhe një nga sfidat e mia. Dhe unë këtë e konsideroj një sfidë të rëndërishme për të qenë korrekt në kufijtë që më njeh Kushtetuta dhe ligji në raport me Policinë.

Pra për t’i qëndruar besnik funksionit përgjegjësive të mia pa u përfshirë qoftë dhe emocionalisht në operacionet që ka apo në veprimtarinë policore.

Natyrisht nuk është një gjë e lehtë sepse është një vijë e hollë shpeshherë që e ndan këtë gjë edhe për shkak të presionit të madh politik, publik që ke nga vetë qytetarët nga partnerët por edhe nga vetë forca jonë politike për të patur rezultate në këtë fushë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Oriola Marashi “tronditi” rrjetin me fotot “HOT”, shihni çfarë i thotë Armina Mevlani (FOTO)
Previous article “Tërhiqet, apo vazhdon? Buffon do të vendosë në qershor!”

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu... Aktualitet

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu...

KTHJELLIME DHE MASA AJRORE TË NXEHTA/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

KTHJELLIME DHE MASA AJRORE TË NXEHTA/ Parashikimi i motit për sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT