Ish-udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont dhe disa ish-këshilltarë janë dorëzuar tek policia belge.
Ai u largua drejt Brukselit para se Spanja të shpallte nje urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij .
Prokuroria spanjolle lëshoi një mandatarresti evropian kundër presidentit katalanas Carles Puigdemont dhe katër ministrave të tij, pas refuzimit të tyre për të dalë para një gjykate madrilene.Ish-presidentit tha se gjyqi ishte “politik”.
Mësohet se janë prokurorët belg ata që do të flasin tashmë me Puigdemont.
Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka imponuar sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjë, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme lokale.
Spanja është kaptuar nga një krizë kushtetuese pasi ligjvënësit katalanas votuan për të shpallur pavarësinë e rajonit të pasur verilindor.


