Presidenti i vendit Ilir Meta i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 ka folur rreth plotfuqishmërisë për çështjen e negociatave për Detin mes dy vendeve Shqipërisë dhe Greqisë.
Meta theksoi se do të përmbushet detyra e Presidentit si nga ana institucionale dhe nga ana kushtetuese.
“Mëqenëse ju që udhëhiqni emisionin vendosët ta hapni me këtë çështje, ajo që mund tju them është se Presidenti do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrën e tij, kushtetuese dhe institucionale,” tha Meta.
A është e vërtetë se ju e keni kthyer lëtrën për më shumë informacion rreth takimeve me Kotzias?
Duhet të jemi të transparente. Kemi bërë të qartë se çfarë kërkohet nga Presidenti. Pastaj ka pasur një reflektim nga MEPJ i cili në disa elementë është vlerësuar për t’u plotësuar më tej.
A jeni sot mes dy zjarreve?
Dikush mund të mendoj se jam në një situatë të vështirë po unë jam në një situatë shumë komode, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Opozita ka një mendim tjetër, qeveria ka një mendim tjetër, unë i respektoj të dyja këto.
A do ta miratoni listën?
Nuk ka synim paragjykim ndaj listës, ka pjesën e saj të rëndësisë në negociata. Unë shpresoj se do të kemi listën më të mirë. Nuk kam paragjykime por ndikohemi nga opinionet që qarkullojnë.
A keni ju më tepër informacione për negociatat e Bushatit me Kotzias?
Nuk mund të them se kam ndonjë informacion të jashtëzakonshëm, kemi disa informacione nga takimi i fundit me ministrin e Bushati, kemi kërkuar më tepër saktësime.


