• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si gënjeu hapur dje Basha në Parlament/ Përgjigja e detyruar që i dha prokurori italian De Raho!
Home
Shqipëri

Si gënjeu hapur dje Basha në Parlament/ Përgjigja e detyruar që i dha prokurori italian De Raho!

27 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Gjatë diskutimeve në parlament një ditë më parë për projektligjin për Vettingun në Polici, ku nuk munguan akuzat, ishte vetë kryetari i opozitës që u përpoq të shfrytëzonte vizitën e Prokurorit Kombëtar Antimafia në Itali, për të hedhur baltë mbi policinë.

“Ndërkohë që sot që flitet me një skizofreni të plotë politike dhe individuale nga parafolësit e maxhorancës, kryeprokurori italian ka thënë tre fjalë të thjeshta: Mafia ka pushtuar policinë. Ia ka thënë ministrit të Brendshëm në zyrë dhe e ka thënë dhe ne konferencë për shtyp. Mafia shqiptare ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar policinë”, tha Basha në seancë.

Kjo deklaratë e liderit të opozitës, që ka mbajtur më herët edhe detyrën e ministrit të Brendshëm u përgënjeshtrua brenda pak orësh nga vetë prokurori kombëtar italian Antimafia.

I befasuar nga lehtësia e deklaratave të shefit të opozitës, duke përdorur vizitën e tij në Tiranë për konsum të brendshëm politik, është detyruar të reagojë me një gjuhë të ashpër.

“Në kuadër të deklaratave që kam bërë për shtypin, në një prej njoftimeve lexova se thuhej se do të vija ekskluzivisht për të theksuar se sa i infiltruar është krimi i organizuar në politikën e brendshme shqiptare.

Është e qartë se së pari, po të kishte qenë kështu, nuk do të kisha ardhur”, u përgjigj kryeprokurori De Raho në një intervistë për Report TV.

Më tej, prokurori që theksoi se ka ardhur për këtë vizitë me ftesë të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, shtoi se takimi ishte në kuadër të bashkëpunimit gjyqësore dhe policor mes dy vendeve.

“Marrëdhënia që kam patur si me ministrin e Brendshëm, ashtu si edhe me ministren e Drejtësisë, evidenton se çfarë përpjekje e madhe po bëhet kohët e fundit, për luftimin më efikas dhe efiçent të krimit të organizuar.

Kështu që dua të lëshoj një alarm.

Nëse shtypi e ngatërron lexuesin, është e qartë se i bën një shërbim të keq qytetarëve dhe i bën njëkohësisht nderin më të madh krimit të organizuar.

Sepse është e qartë se vëmendja bie te ky lajm, pra te politika e brendshme që është infiltruar dhe jo te lufta, te përkushtimi që po bëhet kund krimit të organizuar, që është një gjë efektive, aktuale, për të cilën pikërisht kam ardhur këtu në Shqipëri”, u shpreh De Raho.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kapen mat duke shkuar në HOTEL: Zbulohet mashkulli misterioz krah Fjolla Morinës
Previous article Kufiri detar/ Ilir Meta refuzon sërish autorizimin?

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT