Presidenti Ilir Meta nuk ia ka dhënë sërish autorizimin e qeverisë për të hyrë në biseda teknike me Greqinë për të negociuar kufirin detar.
Lajmin e ka bërë të ditur Ilva Tare gjatë edicionit qendror të lajmeve në Ora News, që duke cituar burime nga Presidenca, thotë se kërkesa është kthyer sërish nga Meta, pasi nuk ka informacionin e plotë rreth bisedimeve të bëra deri më tani.
“Sipas burimeve të besueshme, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sërish kërkesën e ministrit Bushati.
Kërkesa është kthyer sërish se nuk ka informacionin e plotë rreth bisedimeve të bëra deri më tani, si dhe nuk ka një strategji.
Janë 9 faqe letër”, deklaroi Tare.


