Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine te Kisha Ortodokse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndersa nje person ka mbetur i plagosur. Makina ndaj së cilës u qëllua me armë zjarri është tip ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC.
Të plagosurit Gazmend C. Ellis D. dhe Taulant B. janë dërguar në spitalin rajonal, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka ngritur postblloqe për të arrestuar autorët e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja. Ndërkohë po hetohet nëse ka pasur shkëmbim zjarri.
Makina është qëlluar në lëvizje nga një tjetër mjet, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë trajtim mjekësor.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


