• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASHTRONTE BIZNESMENËT/ “Dentistes fatale” i sekuestrohen klinika dhe 4 apartamente në Tiranë e Durrës
Home
Breaking News

MASHTRONTE BIZNESMENËT/ “Dentistes fatale” i sekuestrohen klinika dhe 4 apartamente në Tiranë e Durrës

27 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dentistes së akuzuar per mashtrimin e disa biznesmenëve në shuma të medha parash , i janë sekuestruar 4 apartamente në Tiranë dhe në Durrës.

Njoftimi:

Sektori për Pastrimin e Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, pranë Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, më datë 26.02.2018 kryen ekzekutimin e vendimit të Gjykatës të Shkallës së Parë, Durrës për vendosjen e sekuestros preventive të katër apartamenteve në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të shtetases O.D 38 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, pasuri të dyshimta dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Ndërkaq, vazhdon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese për kryerjen e hetimeve financiare e pasurore për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm të kësaj shtetaseje dhe gjetjen me qëllim sekuestrimi, konfiskimi dhe rikuperimi tek shtetasit e mashtruar të përfitimeve nga ky aktivitet kriminal.

Nga informacionet e marra në rrugë konfidenciale nga policia rezultonte se shtetasja e lartpërmendur ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj; duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 2 milionë euro, informacione që shërbyen si indicie për regjistrimin e procedimit penal, proaktiv të vitit 2017.

Procedimi penal proaktiv është ndjekur në harkun kohor të 2-3 muajve, duke zbardhur mekanizmin e mashtrimit dhe përpjekjet për t’i shpëtuar hetimit, e për të fshehur pasuritë që dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale.

Dentistja ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasira parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.

Ndaj 38-vjeçares Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehet më në fund Nora Istrefi: Ja pse nuk u bë bashkëpunimi me Irkenc Hykën
Previous article VIDEO/ Kryeqyteti zbardhet nga dëbora, ja si përjetohet në qendrën stërvitore të Tiranës

F.autor

Postime të ngjashme

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime Aktualitet

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit Aktualitet

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit

KAPET MBI 55 KG KOKAINË NË KUFIRIN SHQIPTARO-GREK/ Arrestohet një person Aktualitet

KAPET MBI 55 KG KOKAINË NË KUFIRIN SHQIPTARO-GREK/ Arrestohet një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT