• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI NE KAVAJE/ Shtypi vjehrrin e nusen, shoferi rrëfen se çfarë ndodhi: Isha me shoqen time, mbaj mend që…
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI NE KAVAJE/ Shtypi vjehrrin e nusen, shoferi rrëfen se çfarë ndodhi: Isha me shoqen time, mbaj mend që…

27 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Pas aksidentit tragjik të dy ditëve më parë, ku u përplasën për vdekje vjehrri dhe nusja në sy të djalit 8-vjeçar, Halil Koka ia ka hedhur gjithë fajin e ngjarjes gomës së mjetit.

“Humba kontrollin e mjetit kur hyra në kthesë, pasi hasa problem me gomën e përparme të krahut të djathtë dhe u përplasa me mbrojtësen metalike. Makina u përplas fort me barrierën mbrojtëse prej metali dhe u batua, ndërkohë mori përpara disa persona, që ndodheshin në anë të rrugës”.

Kështu është shprehur në Policinë e Kavajës 40-vjeçari Koka. Ai u arrestua si përgjegjës për vdekjen e Xhemil dhe Edlira Fiskut, përkatësisht 69 dhe 34 vjeç si dhe plagosjen e djalit 8-vjeçar të familjes Fisku.

Gjatë marrjes në pyetje, Koka ka pranuar edhe faktin se ishte me shpejtësi mbi normën e lejuar në këtë segment dhe për pasojë u përplas me mbrojtësen metalike. Ai ka pohuar se po udhëtonte në drejtim të Kavajës së bashku me partneren e tij dhe gjithçka ka ndodhur në pak sekonda.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, në pak sekonda. Isha duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Kavajës me shoqen time (Ilda Parroj) dhe te rrethrrotullimi te “Mali i Robit” bëra aksidentin. Mbaj mend që isha pak më shpejt se normalja, ndërkohë makina me preu djathtas. Kisha gomën e djathtë të përparme të rëndë dhe ndaj dola nga rruga duke u përplasur me barrierën metalike dhe më pas makina u batua me goma përpjetë. Kemi bërë dy-tre salto dhe përfunduam zvarrë mbi 30-40 metra. Fatkeqësisht aty ndodheshin edhe disa persona, të cilët u përplasën në mënyrë të pavullnetshme nga makina qe unë drejtoja. Mbetëm të shokuar, vetëm pas pak minutash kuptuam se çfarë kishte ndodhur. Me vjen shumë keq për personat që mbetën të vdekur në këtë ngjarje aksidentale”, ka deklaruar për ekspertët e aksidenteve Halil Kola.

I pyetur pse drejtonte automjetin pa leje drejtimi (i ishte bllokuar dy ditë para aksidentit), Koka ka heshtur. Sakaq, për të hetuar ngjarjen e rëndë është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Burime nga Policia e Kavajës thanë për gazetën “Panorama” se, ngjarja po hetohet nga tre ekspertë të pavarur të caktuar nga Gjykata e Kavajës, të cilët do të rindërtojnë edhe një herë dinamikën e aksidentit. Nga hetimet paraprake dhe provave e matjeve të zhvilluara në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë dalë në konkluzione fillestare se Koka po lëvizte me shpejtësi mbi 130 km/h.

Në vendin që ndodhi aksidenti tabela lejon 80 km/h, pra ai lëvizte me rreth 40 km/h mbi normën e lejuar në këtë segment rrugor, ku ndodhet edhe rrethrrotullimi i “Malit të Robit”, ndonëse ishte pa patentë.

Sipas ekspertëve, mjeti tip “Toyota Corolla” me targa AA 686 OL, që drejtohej nga Koka, goditjen fillestare e ka marrë në përplasjen me barrierën mbrojtëse metalike dhe teksa ka fluturuar në ajër duke bërë dy- tri rrotullime ka përplasur familjen Fisku. Familja Fisku ndodhej e mbështetur te barriera mbrojtëse metalike dhe mjeti i ka ngjeshur shumë fortë në strukturën e saj.

Për pasojë, Xhemili dhe Edlira u gjymtuan pasi u copëtuan nga barriera metalike e përbërë nga metal i mprehtë. Ndërkohë, fatmirësisht përplasja fatale i shkaktoi dëmtime jo të rënda djalit 8-vjeçar, i cili në momentet e fundit është tërhequr nga djali i xhaxhait të tij 20 vjeç, i cili ka qenë po ashtu me viktimat.

Ekspertët thanë se Kokës i është bërë menjëherë testi i alkoolit, por ka rezultuar negativ. Sikurse i është marr gjak për t’i bërë analizat, nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Ndërkaq, dje familja Fisku u dha lamtumirën e fundit dy viktimave. PANORAMA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Messi, Ronaldo apo...? Buffon befason me emrin: Ja lojtari më i vështirë që jam përballur
Previous article Kumbaro seancë dëgjimore për monumentet, Komisionit i Medias 1 minutë heshtje për Qendron

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT