• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVE/ Demarkacioni nuk mund të kalojë pa shkuar në dorë të Vuçiçit!
Home
Rajon

KOSOVE/ Demarkacioni nuk mund të kalojë pa shkuar në dorë të Vuçiçit!

27 February, 2018 Ina.Autor Rajon

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të mundë të kalojë pa votat e Listës Serbe, e cila kontrollohet direkt nga presidenti serb Aleksandër Vuçic.

Koalicioni qeverisës, bashkë me LDK-në, vlerësohet se nuk i ka më shumë se 75 vota, të pamjaftueshme për miratimin e Marrëveshjes. Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se është unike kundër.

Pavarësisht se seanca për ratifikimin e Demarkacionit pritet të mbahet nesër, koalicioni qeverisës ende nuk i ka të sigurta votat për kalimin e kësaj marrëveshjeje.
Koalicioni qeverisës edhe me votat e LDK-së, pa votat e Listës Serbe, nuk mund ta miratojë Demarkacionin, pasi që llogaritet se nuk i kanë më shumë se 75 vota, pavarësisht 80 votave të nevojshme.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, tashmë është deklaruar publikisht se nuk do ta mbështesë këtë marrëveshje, ndërsa disa deputetë nga dy partitë e tjera të koalicionit, AAK e Nisma, kanë bërë të ditur se ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë apo jo Projektligjin për Demarkacionin, shkruan “Zëri“.

Derisa LDK-ja tashmë ka pohuar se të gjithë deputetët e saj do ta mbështesin këtë marrëveshje, LVV-ja po vazhdon të qëndrojë e prerë se nuk do ta votojë atë.
Nga ana tjetër, nga Kryesia e Kuvendit kanë thënë se po që se Demarkacioni dështon të ratifikohet edhe për herë të tretë (nesër), atëherë seanca duhet të shtyhet sërish për një ditë tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona përgatit ofertë të lartë për mbrojtësin e Tottenhamit
Previous article Modelja turke i nxjerr të palarat Cristiano Ronaldos: 'Më dërgoi mesazh në Instagram, por unë... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT