• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse Meta do e japë autorizimin për marrëveshjen me Greqinë
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse Meta do e japë autorizimin për marrëveshjen me Greqinë

27 February, 2018 Redaktor1 OP-ED

Përtej debatit që shpërtheu menjëherë pas publikimit të listës së negociatorëve shqiptarë për marrëveshjen me Greqinë, pasi ish Kryeministri Berisha e ka etiketuar njërin prej tyre si agjent të shërbimeve të huaja sekrete, Presidenti i Republikës do ia japë autorizimin për plotfuqishmëri, ministrit të Jashtëm. Një vendim ky që pritet të jetë ndoshta më i shpejtë dhe më elegant sesa mendohet, për shkak të perceptimit të krijuar nga qëndrimet kundërshtuese të z. Meta, javën e kaluar. Ajo që pritet të mos përfundojë asnjëherë gjithësesi, është debate i pashtershëm që gjeneron kjo çështje, e që pritet të jetë me sa duket gjatë gjithë kohës prezent në Shqipëri, edhe pasi të firmoset marrëveshja.

Shkresa që mbërriti të hënën në Presidencë me firmën e Ditmir Bushatit, besohet se i ka dhënë përgjigje të detajuara kreut të shtetit, për tri çështjet që ai ia parashtroi në letrën e bërë pubike javën e kaluar.

  • Së pari, për kërkesën në lidhje me përkufizimin e qartë të objektit të negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi.
  • Së dyti, për kërkesën e paraqitur lidhur me përbërjen e grupit negociator.
  • Së treti, në lidhje me çështjen e standardeve dhe metodologjisë që pritet të përdoret gjatë procesit të negocimit.

Çfarë e solli krejt papritur këtë debat kaq të ndezur pas kësaj, e që duket sikur i ka vënë zjarrin edhe detit vetë, është thjeshtë dhe vetëm një emër. Një individ. Një nga negociatorët e ekipit shqiptar. Bëhet fjallë për Artur Meçollarin, drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes, i konsideruar si një nga ekspertët më të mirë të ushtrisë shqiptare për çështjet e detit. Por, i cilësuar nga ish Kryeministri SAli Berisha si agjent i shërbimeve të huaja të vendeve partnere me Shqipërinë në NATO, pavarësisht se u mësua se qenka i çertifikuar si person i pastër dhe i sigurtë nga institucionet zyrtare.

Më shumë se sa shkak, prania e tij në listën e negociatorëve shqiptarë, duket si një sebep i ri, për ta mbajtur të ndezur flakën e zjarrit të kundërshtimit nga ish Kryeministri, të cilit Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar në 2010 në unanimitet marrëveshjen e parë për kufirin detar me Greqinë. Edhe nëse meret një vendim politik në lidhje me këtë çështje, për të shmangur një ngërç artificial, asgjë nuk do ta pengojë dot edhe pas kësaj Presidentin që të japi dritën jeshile për nisjen e punës së negociatorëve. Një proces që për shkak të vullnetit të shprehur nga palët, duket pa kthim.

Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo tha se “Meta nuk ka arsye pse mos japë autorizimin për plotfuqishmërinë në lidhje me negociatat me Greqinë. Dy ministrant e jashtëm  Bushati e Kotzias kanë rënë dakord për të zgjidhur problemet që mund të kenë mbetur pezull dhe mendoj se ky sheshim i këtyre problemeve do bëhet kur të takohen dy kryeministrat Rama e Cipras në Korçë. Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë arritur në parim dhe ekspertët do përcaktojnë koordinatat. Ekspertët e dinë se çfarë duan dhe mbetet vetëm të firmoset edhe marrëveshja për detin”.

Fillimi i procesit konkret teknik mes negociatorëve të të dyja shteteve, presupozon nisjen e hedhjes në letër, të çështjeve për të cilat kanë rënë dakord të dyja palët gjatë bisedimeve paraprake të zhvilluar prej dy vjetësh e gjysëm, e të formësuara në takimet e Kretës dhe Korçës. Në momentin që ky proces negociimi konkret, nis e mer udhë, atëherë besoj se do të hyjmë në një fazë krejt tjetër të këtij debati të sotëm. Do të hyjmë në fazën e ndarjes së debatit konkret, për çështje dhe zgjidhje konkrete në terren, me debatin e pastër politik, thjeshtë dhe vetëm për retorikë. Nëse e para do të mbyllet me përpikmëri dhe sipas parimeve, rregullave dhe normave të njohura ndërkombëtare, duke shmangur nga pala jonë të gjitha çështjet që rrëzoi tetë vjet më parë gjykata Kushtetuese nga marrëveshja e parë, atëherë gjithçka këtu do të konsiderohet një marrëveshje e drejtë dhe e mirë.

Ajo që mbretet pas kësaj, është vetëm zhurma e debatit politik. Ku gjithmonë do të ketë tërheqje litari. Nga njëra anë qeveria dhe mazhoranca e cila në të drejtën e vet politike, do të mundohet që ti maksimizojë aksionet politike që mund të sjellë një marrëveshje e tillë historike dhe nga ana tjetër, opozita që do gjejë të tjera arësye të mos arësyeve të arësyes, si kjo e Artur Meçollarit, për tia prishur festën qeverisë dhe për tia ulur sa më shumë që të ketë mundësi, aksionet politike. Përtej të gjitha zhurmave, debateve, akuzave, kundërakuzave, shkaqeve dhe sebeve, ajo që do të mbetet përjetësisht është kufiri dhe të gjitha pikat e tjera të një marrëveshje që besohet se do të relaksojnë njëherë e përgjithmonë, marrëdhëniet Tiranë- Athinë. Klimë kjo, që do ta bënte shumë më të lehtë dhe të thjeshtë, edhe udhëtimin tonë drejt BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Telefoni me shinë Nokia 8810 i Matrix-it rikthehet për 79 dollarë
Previous article 8 pyetje që tregojnë nëse jeni një lider që ja vlen të ndiqet

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT