Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme tek ‘Rruga e Elbasanit’ në Tiranë, ku një 58-vjecar me inicialet F.S u plagos me thikë. Fillimisht u raportua se personin e kishin plagosur pas një sherri, por sipas policisë burri ka prerë vetë damarët e njërës dorë, pasi ka qenë në gjendje të alkoolizuar.
Ai ka gënjyer fillimisht policinë, teksa ka thënë se e kanë plagosur, por më pas efektivët blu i kanë gjetur thikën në xhep me të cilën ka tentuar të vetëvritet. Në foto shihet personi i plagosur me thikë tek dora si dhe gjaku.
Njoftimi i policise:
Më datë 26.02.2018, rreth orës 20.15, në rrugën e “Elbasanit”, dyshohet se shtetasi F.S, rreth 58 vjeç, banues ne Tirane, nen efektin e alkoolit ka orer dameret e njeres dore me thike.
Shtetasi F.S eshte transportuar menjehere ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Nga kontrolli fizik i bere nga policia ju gjet ne xhep thika me te cilen ka prere damaret e dores.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.



