Një tjetër tërmet ka goditur këtë pasdite. Tërmeti me magnitutë 3.6 ballë, sipas IGJEUM, goditi në orën 16:36:12, e kishte 11 km në verilindje të Lezhës.
Rreth orës 15:04 u shënuan lëkundjet e një tërmeti me magnitutë 4.2 me epiqendër mes qytetit të Lezhës dhe Rubikut në orën 15:04:16.
Për të dyja rastet, nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme materiale.




