• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dëbora paralizon Shqipërinë! Mbyllen shkollat në veri e jug-lindje të vendit (VIDEO)
Home
Sociale

Dëbora paralizon Shqipërinë! Mbyllen shkollat në veri e jug-lindje të vendit (VIDEO)

26 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të gjitha shkollat në Dibër, Kukës, zonat e thella të Elbasanit e Librazhdit si dhe në Korçe kanë bërë mësim me orar të shkurtuar, ose nuk janë hapur fare për shkak se nxënësit nuk kanë mundur të shkojnë në mësim.
Rrugët rurale kanë qenë të pakalueshme për fëmijët e shkollave të Bulqizës dhe gjithë fshatrave dhe qyteteve të Qarkut të Dibrës.

Ndërsa në Qarkun e Korçës, në fshatrat e thella rrugët janë bërë të pakalueshme. Në Pogradec temperaturat nën zero dhe akulli penguan për disa orë edhe qarkullimin.

Situatë e rënduar ka qenë edhe për banorët e zonave të thella të Librazhdit. Rruga e Stëblevës kalohet me vështirësi. Në këtë zonë dëbora dhe temperaturat e ulta pothuajse e kanë ndaluar çdo aktivitet. Në rrugë nuk ka asnjeri dhe shkollat nuk janë hapur.

Rreshje debore ka patur edhe ne zonat e ulta.

Në Kukës, të gjitha rrugët rurale janë të pakalueshme. Prej mbrëmjes së të dielës, kur nisën reshjet, nuk është e mundur të lëvizet dhe asnjë shkollë nuk është hapur. E njëjta situatë edhe në Tropojë, ndërsa gjatë mëngjesit ka patur probleme edhe në Rrugën e Kombit për shkak të dëborës dhe akullit në rrugë.

Udhëtarët raportuan në Top Channel se rruga ishte e rrezikshme. Në punë janë futur borëpastrueset, të cilat vetëm afër mesditës rikthyen në normalitet lëvizjen e mjeteve, mëgjithatë kërkohet kujdes për shkak të akullit.

Në Gjirokastër ka patur dëborë vetëm në zonat e larta, por në zonat e banuara janë bërë problem rrëshqitjet e dherave në aksin nacional Gjirokastër – Tepelenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Padit angjencinë e eskortave, biznesmeni: Më premtuan seks me Megan Fox
Previous article Edhe pse jemi në ditë acari, Noizy zhvishet lakuriq... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu... Aktualitet

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu...

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari Aktualitet

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari

KTHJELLIME DHE MASA AJRORE TË NXEHTA/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

KTHJELLIME DHE MASA AJRORE TË NXEHTA/ Parashikimi i motit për sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT