• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AFERA E RRUGËVE”/ Ministri Gjiknuri merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Home
Sociale

“AFERA E RRUGËVE”/ Ministri Gjiknuri merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

26 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Renda. Mësohet se ai do të deshmojë për abuzimin në aksin Tiranë-Elbasan, pasi ka qënë ai që ka bërë kallëzimin për kete çështje.
Përpara prokurores Elisabeta Imeraj Gjiknuri pritet të japë detaje lidhur me shkeljet e konstatuara te Autoriteti i Rrugëve.
Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan, janë në pranga tre ish-zyrtarë: Dashamir Xhika, që ka qenë drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë.

Më herët kanë dëshmuar edhe ish-ministrat e Transporteve të LSI, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj. Ndërsa fundjavën e kaluar u pyet nga prokurorja Imeraj edhe kreu aktual i ARRSH, Afrim Qendro.

Kallëzimi në 2016 për Dashamir Xhikën
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe i ka kërkuar qeverisë shkarkimin e tij për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, sidomos në fushën e prokurimeve dhe zbatimin e kontratave të infrastrukturës rrugore. Xhika akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 634 milionë lekë ose 4.5 milionë euro. Sipas KLSH-së dëmi ka ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore. KLSH ka kërkuar që të hetohen dhe 5 punonjës të tjerë të ARRSH-së. Shkeljet kanë të bëjnë edhe me projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë- Durrës, por dhe për ndërtimin e rrugës By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë (lotet 4 deri 11).

Nga auditimi rezultoi që fondi limit i prokurimit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës” është rritur artificialisht në vlerën 100,001,686 lekë, përfituar padrejtësisht nga operatori ekonomik fitues i prokurimit. Gjithashtu, KLSH vëren se, përgjatë periudhës së përgatitjes së dokumenteve të tenderit dhe zhvillimit të procedurës së prokurimit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”, janë bërë disa investime nga institucione të tjera me fonde të buxhetit të shtetit, investime të cilat me zbatimin e projektit të zgjerimit të superstradës “Tiranë-Durrës”, do të mbivendosen, ribëhen apo prishen plotësisht. KLSH i ka përcjellë Prokurorisë, kallëzim penal për Xhikën dhe pesë nëpunës të tjerë të këtij institucioni Th.Xh, N.M, A.A, D.Sh dhe D.G për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-bashkëshorti sapo e zëvendësoi Jennifer Aniston me dy… (FOTO)
Previous article Kejsi Tola kujton një nga fitoret më të rëndësishme të karrierës së saj dhe "thumbon"... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT