Kompania e njohur gjermane, “Deutsche Telekom” i ka instaluar antenat e para të rrjetit 5G. Madje kjo kompani ka demonstruar për herë të parë funksionimin e këtij rrjeti super të shpejtë.
Antenat janë vendosur në Berlin ndërsa ka funksionuar për herë të parë rrjeti 5G me sasi të dhënash prej më shumë se dy gigabit për sekondë, si edhe një kohë pritje prej vetëm tre milisekonda.
Lëshimi i këtij rrjeti pritet të ndodhë në vitin 2020.