Nder emrat e grupit negociator qe ka zgjedhur ministria e Jashtme per negociatat me Greqine, zbardhur ne letren sqaruese qe Ministri Bushati i ka derguar sot Presidentit Ilir Meta, eshte edhe Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012.
Per kete emer, ish kryeministri Sali Berisha ka bere nje denoncim te forte sot jashte dyerve te Parlamentit.
“Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye në grup negociimi të një ish spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentiimeve të pakundërshtueshme të SHISH të ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të prokurorisë së përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Mecollari, dicka e kësaj natyre sic ka të drejtë cdo shtetas që akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës se faktet kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën, për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar, nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit te Edi Ramës, Ditëzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike por politiko diplomatike dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korcë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me sherbimet e huaja.
Ky perben nje superskandal se jam i sigurt që marreveshja eshte bazuar ne hartat dhe vizatimet e ketij spiuni qe nuk ka interesa kombetare por vetem interesa te vendit që i shërben”.
Sipas tij, shume nga emrat e bere publik qe jane ne grupin e negociatoreve, kane lidhje shume te dyshimta. Por Berisha nenvizoi se kjo eshte me e rende se sa tradhetia ndaj vendit.
“Për fatin tonë të këq sot për herë të parë në histori në krye të forcave detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga flota dhe nga forcat detare sa merrni vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin, është i respektuar s’kam asgje personalisht se nuk e njoh, por s’mund të emërohet kurrë në krye të flotës një njeri që s’ka asnjë lidhje me detin. Ko ështtë të tallesh e të përqeshësh. Kjo eshte të pregatitësh ekipin e dorëzimtit të detit, të erritorit dhe më e keqja të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhë Adriatikut”.


