• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në sitë pasuritë e Çapjave dhe Çelajve të Elbasanit, nga vilat te hotelet
Home
Breaking News

Në sitë pasuritë e Çapjave dhe Çelajve të Elbasanit, nga vilat te hotelet

5 November, 2017 Ina.Autor Breaking News

Zbardhen pasuritë e dy familjeve më të përfolura në Elbasan Çapja dhe Çelaj, për të cilat pritet të nisë verifikimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Policia e Shtetit dhe prokuroria do të nisin hetimet për vila, hotele, biznese, lokale dhe shumë pasuri të patundshme të tjera.

Në një denoncim që është bërë në Policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit, të dyja këto institucione e kanë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet dhe në këtë dokument, përmenden hotele dhe biznese që dyshohet se u përkasin këtyre familjeve.

Në verifikim kanë kaluar pasuritë e Petrit Çelës, ku përfshihen Tregu Agro-Ushqimor, shtëpi, vila dhe dyqane në qytetin e Elbasanit.

Pasuritë e familjes Çela

Tregu Agro-Ushqimor

Shtëpi

Vila

Dyqane

Prokuroria e Krimeve të rënda dhe Policia e Shtetit pritet të nisë hetimet edhe për fisin Çapja për disa biznese, sipas dokumentit në fjalë, ku përfshihet: Kompleksi Univers në Elbasan, i cili është në pronësi të Ermira Çapia, Garden Hotel në Xibrakë në pronësi të Erion Mihallait.

Gjithashtu po hetohen disa apartamente në Elbasan që mendohet se janë në pronësi të Florenc Çapjës,  si dhe lokale në pronësi të Bledar Muçës.

Në hetim janë  edhe disa vila dhe makina luksoze në emër të Enver  e Fejzullah Çapjas si dhe Ambri Sinakollit.

Sipas burimeve nga Policia gjatë aksionit “Vjeshtë 2017” po hetohen edhe pasuri të patundshme ne emër të Vladimir Çapjas, Erion Çapja dhe Sajmir Serjani.

Pasuritë e fisit Çapja

Kompleksi Univers

Hotel Garden

Pronat e Florenc Çapja

Lokalet e Bledar Muçës

Vila të Florenc Çapja

Makina luksoze të Enver Çapja

Prona të Ambri Sinakkolit

Prona të Vladimir ÇapjaProna të Erion Çapja

Prona të Sajmir Serjanit

Këto pasuri të fisit Çapja, sipas burimeve, janë të vendosura në qytetin e Elbasanit, në Pogradec, por edhe në qytete të tjerë, për të cilat po bëhet verifikim nëpërmjet Hipotekës. Verifikimet pritet të nisin edhe për faktin se në Drejtorinë e tatimeve këto biznese kanë deklaruar humbje ose fitime minimale.

Hetimet ndaj këtyre dy familjeve në Elbasan vijnë në një kohë kur një muaj më parë ndodhi përplasje me Policisë dhe shoferit të makinës tip Audi Enea Bekteshi, në hyrje të Tregut Agro-Ushqimor.

Edhe familja Çapja është me një sërë rekordesh kriminale, pasi janë akuzuar shpesh për trafik droge edhe nga mediat e huaja, ndërkohë që në vitin 2016 iu bë një atentat anëtarëve të këtij fisi.

Anëtarët e familjes Çapja në qershor të 2016-së kanë qëlluar mbi efektivët e policisë në qendër të Elbasanit, pasi I trembeshin një tjetër atentati. Prokuroria e Elbasanit ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për 67 persona të tjerë, që dyshohet se kanë lidhje me familjen Çela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vlera marramendëse nga Rinasi/ Berisha publikon emrat e personave të përfshirë
Previous article Vdes në spital gruaja që i vuri flakën vetes

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT