Pas takimit me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho u takua edhe me prokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Marku.
“Kemi folur për hetimet në vazhdim. Kemi evidentuar si kriminaliteti shqiptar është shumë prezent në Itali. Hetimet që po mbahen në Itali janë të shumta” u shpreh Federico Cafiero De Raho.


