• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRUPSIONI ME PRONAT NË SPILLE/ Akuza e PD: Drejtoresha e Hipotekës së Kavajës, presion punonjësve (EMRI)
Home
Shqipëri

KORRUPSIONI ME PRONAT NË SPILLE/ Akuza e PD: Drejtoresha e Hipotekës së Kavajës, presion punonjësve (EMRI)

26 February, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Zyrtarë të lartë të administratës në Kavajë, të emëruar nga Partia Socialiste, po bëjnë përpjekje per të prishur provat e korrupsionit me pronat e grabitura të Spillesë.

Drejtoresha e Hipotekës, Matilda Peza, po u bën presion punonjësve të Hipotekës për të mbuluar aferat korruptive që janë bërë atje gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga familja e saj, babai Aqif Peza, i dënuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre dhe djali i tezes, Asim Arkaxhiu, aktualisht nën hetim për skandalin e Spillesë, sipas njoftimit të shpërndarënga PD.

Punonjësit e Hipotekës, që denoncuan pranë Partisë Demokratike presionin e paligjshëm të eprores së tyre Matilda Peza, thanë se babai i saj Aqif Peza tani është avokat i djalit të tezes, Asim Arkaxhiu, ish – Rregjistrues i Kavajës, i përfshirë në skandalin e pronave të Spillesë.

Partia Demokratike dënon presionin e drejtoreshës së Hipotekës së Kavajës për të prishur hetimet ndaj djalit të tezes se saj dhe për të mbuluar vendimet korruptive të babait të saj gjatë drejtimit të Hipotekës së Kavajës.

Ky është një rast flagrant që dëshmon se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por është bërë me e madhe për pushtetarët që vjedhin pasuritë e shqiptarëve.

Partia Demokratike duke inkurajuar hetimin të shpejtë dhe pa zvarritje, i kërkon Prokurorisë të vendosë para përgjegjësisë penale edhe Drejtoreshën e Hipotekës së Kavajës për presionin e paligjshëm ndaj punonjësve të Hipotekës me pasojë pengimin e drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MASHTRUESE e nivelit të lartë dhe plot stil"/ Si e jetonte jetën stomatologia "900 mijë euro" (FOTO)
Previous article DËBORA IZOLON VENDIN/ Në Kukës dhe në shumë zona malore nuk nis mësimi

Redaktor2

Postime të ngjashme

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese Politikë

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron Politikë

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT