Probleme me qarkullimin per shkak te shtimit të reshjeve të dëborës në zonën e Llogarasë.
Punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gatishmëri për të krijuar lehtësi dhe siguri rrugore në kalimin e aksit rrugor të Llogarasë.
“U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të cilët kanë intinerar zonën e Llogarasë, mjetet rrugore të tyre të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim. Policia Rrugore me qëllim sigurinë rrugore nuk do të lejojë kalimin apo qarkullimin e mjeteve të cilat nuk janë të pajisur me zinxhirët përkatës për kalimin në këtë aks rrugor”- njofton policia.
Policia fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.


