• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nuk ka gaz për Shqipërinë: TAP nuk mund të shfrytëzohet për mungesë rrjeti
Home
Sociale

Nuk ka gaz për Shqipërinë: TAP nuk mund të shfrytëzohet për mungesë rrjeti

26 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Shfrytëzimi i gazit që do të kalojë nga Azerbajxhani në Shqipëri e më pas në Europë përmes gazsjellësit TAP nuk do të mund të shfrytëzohet menjëherë nga vendi ynë. Qeveria ka miratuar një strategji për ngritjen e një rrjeti vendas të shpërndarjes, por kjo kërkon do të kërkojë kohë dhe rreth 300 milionë Euro fonde.

Me kalimin e gazsjellësit TAP në vendin tonë, Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit europian të gazit natyror, por kjo nuk do të thotë se ky burim energjie mund të përdoret menjëherë për nevojat e vendit, rasti më i mirë është periudha afat mesme, por edhe ky objektiv është i largët.

Në planin e qeverisë për zhvillimin e sektorit të gazit natyror në Shqipëri dhe identifikimin e projekteve prioritare, nënvizohet fakti se shpërndarja e gazit natyror brenda vendit nuk mund të pritet të ndodhë përpara vitit 2020.

Ky madje është një afat optimist, pasi në të vërtetë as fondet dhe as mënyra e ngritjes së rrjetit të gazit në Shqipëri nuk janë siguruar.

Qeveria ka parashikuar ndërtimin e tre linjave kryesore të transmetimit. Koha për të ndërtuar është e shkurtër, deri në tre vjet, dhe shuma që kërkohet është 185 milionë Euro.

Ndërsa për shpërndarjen duhen 110 milionë Euro të tjera. Për momentin është ngritur si njësi vetëm kompania publike që do merret me administrimin e rrjetit të gazit.

Në letër përfituesit e parë duhet të jenë sektorët e industrisë, më konkretisht TEC i Vlorës, por edhe ky kërkon një investim serioz për përshtatjen e teknologjisë nga përdorimi i naftës tek gazi natyror.

Sasitë e para te gazi do të kalojnë përmes tubacionit të TAP nga Azerbaxhani drejt Evropës në 2020-ën, por Shqipëria nuk pritet të jetë nga përfitueset e para.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me vogëlushen që nuk i lejohet të qajë
Previous article Atletico turpëron Sevillan, vazhdon të ndjek Barcelonën

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT