• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LSI nuk i del e keqja për Llallën, ish ministri sulmon ashpër: SHBA s’është qendra e botës, DASH duhet të japë….
Home
Shqipëri

LSI nuk i del e keqja për Llallën, ish ministri sulmon ashpër: SHBA s’është qendra e botës, DASH duhet të japë….

25 February, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Levizje Socialiste per Integrim me sa duket nuk i del e keqja per shpalljen non grata nga SHBA e Adriatik Lllalles.

Permes ish ministrit te saj ka vendosur ta sulmoje fort, duke i kujtuar SHBA se nuk eshte qender e botes siç po e perdorin kundershtaret politike te LSI.

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar në Ora News, ndalimin e hyrjes në SHBA për ish-kryeprokurorin Llalla dhe familjen e tij.

Manjani tha se ky vendim ishte marrë prej kohësh, por interesant sipas tij është fakti pse u bë publik.

Për ish-Ministrin këtë çështje duhet ta sqarojë njëherë e mirë drejtësia dhe të mos mbetet në kuadër të një konspiracioni të rradhës.

“Ajo është një çështje krejtësisht personale që i takon zotit Llalla ta sqarojë çfarë ka bërë në jetën e tij apo detyrën e tij që  Departamenti i Shtetit ka bërë atë veprim që bëri.

Këtu nuk është fjala për ndalimin e hyrjes se kjo kishte kohë që kishe ndodhur.

Fjala ishte pse u bë publike. Diçka më e rëndë se kaq mesa duket duhet të jetë në axhendën e diplomacisë amerikane.

Megjithatë unë insistoj që nëse ka vërtet diçka për zotin Llalla, ne jemi të interesuar, shoqëria shqiptare, populli shqiptar është i interesuar që Llalla për atë që ka bërë të shkojë para drejtësisë. 

Nëse e ka bërë duhet të shkojë para drejtësisë përndryshe mbetet pjesë e axhendave, diskutimeve, konspiracioneve etj.

Unë nuk besoj se ka kohë Amerika të merret me konspiracione shqiptare por na është vënë Amerika si në qendër të botës, në fakt Amerika se ka mendjen tek ne fare.

Kjo çështje duhet sqaruar, i takon drejtësisë ta sqarojë, shpresoj një drejtësie të pavarur dhe jo kjo e brumosur me mllef dhe e drejtuar nga organizatat  bazë të PS në Prokurori”, deklaroi Manjani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 12 arsye pse partnerit nuk i pëlqen seksi me ty
Previous article Dermatologia tregon të gjitha metodat kuruese sipas shkaqeve të rënies së flokëve

Redaktor1

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

VRASJA E VALTER LLESHIT/ Po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga mjeti para ekzekutimit Aktualitet

VRASJA E VALTER LLESHIT/ Po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga mjeti para ekzekutimit

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë Aktualitet

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT