Dita e sotme duket se është fokusuar mbi Olesia Dukan, dentisten 38-vjeçare që u arrestua nga policia se kishte mashtruar një biznesmen në Durrës, duke i marrë 900 mijë euro.
Çfarë ndodhi: Ajo u kap në Tiranë, pas masës së arrestit në mungesë të dhënë nga Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë.
Stomatologia u denoncua në polici në 27 Janar nga biznesmeni me inicialet I.H, i cili pretendonte se ajo i kishte zhvatur paratë nëpërmjet mashtrimit.
Sipas tij, dentistja i kishte thënë se kërkonte të blinte pajisje për disa nga klinikat e saj dentare në kryeqytet.
Pre e këtij mashtrimi sipas hetuesve dyshohet të kenë rënë përgjatë viteve edhe persona te tjerë.
Duka u premtonte biznesmenëve se paratë do t’ua kthente shumë shpejt. Grupi hetimor dyshon se ajo ka pasur edhe lidhje intime me disa prej tyre.
Çfarë iu gjet: Prokuroria ka vendosur sekuestro ne 4 apartamente te 38 -vjeçares në Tiranë dhe 1 në Durrës. Vlera e tyre përllogaritet në 300 mijë euro.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto banesa, policia gjeti disa blloqe ku stomatologia mbante shënim borxhet e marra. Po ashtu u sekuestrua edhe 1.5 kilogram kanabis.
Informacionet e fundit bëjnë me dije se në dëshminë e saj në polici, Olesia ka thënë se drogën që mbante në shtëpi, e kishte për përdorim vetjak.
Informacionet e fundit: Hetimet e policisë janë duke verifikuar listën e personave që kane renë viktima te mashtrimit të dentistes.
Midis tyre deri tani mësohet se janë edhe biznesmenë e personazhe të njohur në Tiranë.
Policia konfirmon se deri tani i mashtruari me i madh është biznesmeni nga Durrësi që ka bërë edhe denoncimin.
Por nuk perjashtohet mundesia per surpriza…
Thënë kjo pasi një personazh VIP për shkak të publicitetit që ka mare ëështja nuk po pranon të bashkëpunoje me policinë për të sqaruar pozicionin e tij në këtë histori dhe shumën e dhënë, pasi mund t’i krijojë, mesa duket implikime familjare.
Ndoshta, stepja ka ardhur për shkak të lajmit se dentistja krijonte marrëdhenie intime me “borxhlinjtë e saj”…
Olesia Duka, 38 vjeçe:





/AlpeNews.al/




