• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA/ Juncker: Zgjidhni problemin me Greqinë. Rama: Do të zgjidhet!
Home
Shqipëri

KONFERENCA/ Juncker: Zgjidhni problemin me Greqinë. Rama: Do të zgjidhet!

25 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Çështja e mosmarrëveshjeve me Greqinë është bërë pjesë edhe e konferencës për shtyp mes kreut të Komisionit Europian, Junker dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Problemet me Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen sa me shpejt të jetë e mundur. Zgjidhja e tyre duhet të bëhet para anëtarësimit, jo pas anëtarësimit. Kur Shqipëria të ketë plotësuar të gjitha pritshmërinë, anëtarësimi do të jetë i kryer”, tha Juncker.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama tha se ka besim që ky proces do të përmbyllet me sukses.

“Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por ka kërkuar disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën. Sqarimet e shkruara janë dhënë, janë në tryezën e Presidentit dhe unë ju ftoj të gjithëve ta shikojmë këtë me seriozitetin që meriton. Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të përmbushim këtë proces duke mbyllur problemet e mbartura me fqinjin tonë jugor. Po ky proces do të zgjidhet me sukses, dhe kjo do të jetë një tjetër arsye që Europa të vlerësojë Shqipërinë si një shtet serioz.”

Kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë, ndalesa e dytë e turit të tij në Ballkanin Perëndimor që synon nxitjen e proceseve integruese të rajonit drejt Bashkimit Europian.

Ai u prit me nderime në Kryeministri, pasi reshjet e shiut pamundësuan pritjen e tij me nderime ushtarake para zyrës së kreut të qeverisë, Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formacionet zyrtare: Roma – Milan
Previous article Blendi Fevziu me pushime aty ku të gjithë do donit të shkonit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT