• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ku i ka “shtrirë duart” sëmundja e Fruthit/ Këto janë zonat më të prekura në Shqipëri
Home
Sociale

Ku i ka “shtrirë duart” sëmundja e Fruthit/ Këto janë zonat më të prekura në Shqipëri

25 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Epidemia e fruthit po vazhdon të shënojë rritje. 163 persona janë infektuar që prej fillimit të janarit, 115 prej të cilëve janë në kryeqytet.

Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se 75% janë fëmijë, ndërsa pjesa tjetër i përkasin  të lindurve në vitet ’80-’99. Deri më tani nga fruthi kanë humbur jetën dy fëmijë nën 1 vjeç si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara prej saj.

Në shërbimin e pediatrisë është krijuar një pavion i posaçëm ku janë izoluar dhe mbahen nën kontroll fëmijët e sëmurë, ndërsa të rriturit po trajtohen në shërbimin infektiv. Për të parandaluar përhapjen e epidemisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka ngritur dhe komitetin e eliminimit të fruthit.

Nga Morava e Beratit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka vënë theksin tek vaksina kundër fruthit, e cila po injektohet në grupet e riskut për të frenuar përfapjen masive të epidemisë.

Paralelisht me epideminë e fruthit, Shqipëria është e përfshirë edhe nga epidemia gripale, intensiteti i të cilës sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, ka nisur të shënojë rënie. Përgjatë javës së fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjenca dhe poliklinikë rreth 24 mijë persona, nga 25 mijë që ishin javën e shkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me bukuroshin shqiptar që u shpall ‘Mister Zvicra’ (FOTO)
Previous article Lika: Barazimi pozitiv ndaj rivalit direkt

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për... Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për...

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja Aktualitet

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë Aktualitet

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT