Reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar disa ditë më parë këngën e tij të re të titulluar “Birthday”.
Protagoniste në klip është një vajzë bjonde e cila të çon të mendosh se kënga i dedikohet bashkëshortes së tij Marina Vjollcës.
Ajo e ka ndihmuar reperin duke ia promovuar klipin në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Marina ka shkruar përbri videos:
Bisha je!
Disa vargje në këngë besohet se i dedikohen asaj pasi Geti i drejtohet me fjalët:
Zemër rri shlirë se përmas e ke një bishë.
Dhe ajo padyshim që ia ka kthyer përgjigjen që ai ka dashur të dëgjojë.



