Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një 38-vjeçare me iniciale O.D., e cila dyshohet se përmes mashtrimit i ka marrë një qytetari 900 mijë Euro. Mësohet se 38-vjeçarja nga Tirana është Olesia Duka, stomatologe dhe pedagoge. Asaj dhe familjarëve të saj i janë bllokuar pasuri me vlerë 300 mijë Euro, të cilave u është vendosur sekuestro preventive.
Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme 38-vjeçarja me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra, duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H. që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.
Burimet thonë se paratë të cilat janë përfituar përmes mashtrimit, janë përdorur dhe investuar në klinika dentare. Olesia Duka dhe familja e saj zotëron disa klinika dentare në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.
Informacionet e fundit bëjnë me dije se Olesias i është gjendur një sasi droge dhe blloku i borxheve në banesën e saj.
Mësohet gjithashtu se dentistja, krijonte lidhje intime me të gjithë ata që i merrte para borxh.
/AlpeNews.al/


