• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI/ PËRKEQËSOHET Situata në qarkun e Elbasanit, ja akset problematike
Home
Sociale

MOTI/ PËRKEQËSOHET Situata në qarkun e Elbasanit, ja akset problematike

25 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Nga mesdita e kësaj të diele, si pasojë e përkeqësimit të motit të shoqëruar edhe me reshje të dendura dëbore nga lartësia 400 m mbi nivelin e detit janë shfaqur problemet e para serioze në qarkun e Elbasanit. Një pjesë e rrugëve të fshatrave malorë të bashkive Librazhd, Përrenjas, Gramsh dhe Elbasan janë shumë të vështira për qarkullimin e automjeteve.

Aktualisht qarkullimi në aksin Përrenjas-Qafë-Thanë është normal edhe pse bien reshje të shumta dëbora dhe policia ka paralajmëruar përdoruesit e rrugës që të kenë në gatishmëri zinxhirët e makinave, pasi nuk do lejohen të qarkullojnë në mungesë të tyre sepse bëhen shkak për aksidente dhe bllokim të qarkullit.

Ndërkohë rruga kombëtare Librazhd-Bulqizë në segmentin Shkalla e Lunikut-Steblevë-Ura e Çerenecit është e kalueshme me zinxhirë. Po kështu reshje dëbore me intensitet të ulët nga ora 15:00 po bien edhe në qytetet Përrenjas e Librazhd. Ne njësinë Administrative Orenjë dhe në fshatrat Steblevë e Qarrishtë në bashkinë Librazhd disa lagje janë pa energji elektrike pasi janë shembur shtyllat e Tensionit të mesëm dhe atij të ulët duke shkatërruar disa km përcjellësa. Për riparimin e tyre po punohet pa ndërprerje nga OSHEE për riparimin e linjave të shkatërruara dhe rikthimin e energjisë.

Sektori i Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit ka konfirmuar gatishmërinë maksimale të institucioneve shtetërore për përballimin me sukses të çdo situate emergjente që mund të krijohet nga kushtet e vështira të motit të keq të pritshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Levante publikon listën e lojtarëve për ndeshjen e radhës, Sadiku… (FOTO)
Previous article AKSIDENTI NË GOLEM/ Zbulohet sa ishte shpejtësia e makinës kur ndodhi përplasja që la dy të vdekur

F.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja Aktualitet

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë Aktualitet

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston Aktualitet

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT