• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I TOKAVE NË SPILLE/ Në sitë pasuritë e biznesmenit Karkini. Po i verifikohen të gjitha llogaritë e…
Home
Sociale

SKANDALI I TOKAVE NË SPILLE/ Në sitë pasuritë e biznesmenit Karkini. Po i verifikohen të gjitha llogaritë e…

25 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Prokuroria ka nisur hetimin pasuror ndaj biznesmenit në kërkim, Idlir Karkini. Ky i fundit kërkohet për tjetërsimin e pronave në Spille dhe konkretisht për marrjen në pronësi të ish-poligonit ushtarak.

Duke qenë se Karkini është vënë nën akuzë edhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”, ndaj tij ka nisur edhe hetimi pasuror. Prokuroria ka dyshime se investimet e Karkinit në pronat e Spillesë janë bërë me para të pajustifikuara. Kështu, në sitë të Prokurorisë janë të gjitha llogaritë bankare që Karkini ka në Shqipëri.

Gjithashtu, janë dërguar shkresa në Hipoteka për të listuar të gjitha pronat e paluajtshme, që Karkini ka dhe për të verifikuar se si janë blerë ato prona. Vetë biznesmeni ndodhet në Itali dhe reagoi dje për masën e sigurisë “arrest me burg”, që vendosi Gjykata e Kavajës.

Për herë të parë, emri i biznesmenit figuron në Kontrollin e Lartë të Shtetit, gjatë një auditi që ai ka kryer në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2015. Ai ka qenë përfitues i një tenderi për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e radarëve të ushtrisë, me vlerë 1 milion euro.

Ai ka marrë edhe më herët tenderë në Ministrinë e Mbrojtjes. Vetë Karkini i ka mohuar akuzat nga Italia, përmes një reagimi, duke thënë se ai ka qenë i pari që ka njoftuar autoritetet për blerjen e ish-poligonit ushtarak. Fakti që Karkini ka qenë fitues në tenderët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe blerja e ish-poligonit ushtarak ngrenë më shumë dyshime te biznesmeni.

Dy ditë më parë, Gjykata e Kavajës vendosi “arrest me burg” për Karkinin. Në burg u lanë edhe Asim Arkaxhiu, ish-regjistrues në Hipotekën e Kavajës, Aldo Kila, jurist i Hipotekës së Kavajës, Shpendi Duma, juristi i Bashkisë së Rrogozhinës, Arben Daja, sekretar i protokollit të Bashkisë së Rrogozhinës si edhe Artur Tosku, kryeinspektor i IMTV-së së Bashkisë së Rrogozhinës. Gjykata rikonfirmoi masën e sigurisë, “detyrim paraqitje” për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nurdeninin dhe për Arben Kajën, specialist i IMTV-së së Bashkisë së Rrogozhinës.

Gjithashtu, u konfirmua arresti shtëpiak për noterin Julian Zhelegu. Ky i fundit nuk u paraqit në seancë, edhe pse Policia e Tiranës konfirmoi se ishte njoftuar për gjyqin. Privatizimi i poligonit të qitjes në fshatin Rreth-Greth u zbulua 3 vjet me vonesë, vetëm pas një kallëzimi të forcave të ushtrisë, të cilët kishin parë disa punëtorë që për llogari të Idlir Karkinit, po pastronin shkurret në brendësi të zonës ushtarake.

Sipas dosjes së Prokurorisë, ish-poligoni i ndarë në dy prona, përkatësisht me numër pasurie 97/1 dhe 97/2, i është shitur biznesmenit Karkini nga dy banorë të zonës me vlerën e 3 milionë lekëve të rinj. Njëra është shitur për 1.6 milionë lekë dhe tjetra për 1.4 milionë lekë. Sipas dokumenteve, për bazën ushtarake të forcave ajrore janë përdorur dy akte të marrjes së tokës në pronësi të falsifikuara, që të dyja të vitit 2000 dhe që shfaqin si pronarë shtetasit, Rrahman Qoshja dhe Valbona Elezi.

Te të dy këta persona ishin paraqitur persona të punësuar në shoqërinë “Idea Tel” të Karkinit dhe duke u marrë kartat e identitetit kishin bërë regjistrimin e pronës. Më pas ishin përpiluar prokurat e posaçme nga noteri Julian Zhelegu, i cili rezulton se ka bërë edhe pagesën për shitjen e këtyre pasurive, nëpërmjet llogarisë së tij bankare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA/ “Dil nga vallja, se të hodha nga kati i 2”. Gruaja tregon si burri dyshonte se e tradhëtonte me kunatin
Previous article Formacionet zyrtare: Manchester United – Chelsea (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja Aktualitet

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë Aktualitet

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston Aktualitet

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT