• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministrja Xhaçka viziton ushtarakët e Poshnjes: Vlerësim sipas meritës dhe transparencë
Home
Shqipëri

Ministrja Xhaçka viziton ushtarakët e Poshnjes: Vlerësim sipas meritës dhe transparencë

25 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Vlerësim dhe promovim në bazë të meritokracisë dhe trajtim përherë e më tepër dinjitoz për ushtarakët shqiptarë, ishte mesazhi që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u dha efektivëve të batalionit të tretë të këmbësorisë në Poshnje, gjatë qëndrimit të saj në Berat, në kuadër të mbledhjes së qeverisë në këtë qark.

Në vizitën e saj në batalionin e tretë të këmbësorisë, ministrja Xhaçka shoqërohej nga zëvendësministri Petro Koçi dhe komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani. Ministrja Xhaçka falenderoi të gjithë efektivët e këtij batalioni për angazhimin dhe kontributin e tyre në përmbytjet e fundit.

“Dua të ndalem pak tek Emergjencat Civile që tashmë janë fushë përgjegjësie e Ministrisë së Mbrojtjes, sepse e kam parë kontributin, dedikimin, përkushtimin, profesionalizmin e gjithsecilit prej jush në ato operacione shumë të vështira në fillim të dhjetorit, kryesisht në zonën e Fierit dhe të Vlorës, por edhe këtu në Berat me punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjithsecili prej jush për t’i ardhur në ndihmë atyre banorëve që vuanin pasojat e motit të keq”, tha ministrja Xhaçka, e cila u shpreh se ishte në dijeni të vështirësive dhe nevojave të ushtarakëve dhe për të cilat shprehu angazhimin e saj për një trajtim më dinjitoz për secilin prej tyre.

Më tej ministrja Xhaçka zhvilloi një bisedë të shkurtër edhe me ushtarakët që kanë kaluar me sukses testet për t’u bërë pjesë e kontingjentit të ardhshëm shqiptar, i cili do të shërbejë në misionin e NATO-s ‘Resolute Support’ në Kabul të Afganistanit. Ministrja i siguroi ata për një proces përzgjedhës të rregullt, i bazuar tërësisht në meritë dhe për të cilin mori konfirmimin e tyre.

“Është shumë e rëndësishme që ky të jetë një proces, i cili vlerëson më të mirët, që vlerëson meritokracinë dhe vlerëson ata njerëz që vërtetë janë të përgatitur për të shkuar në misione paqeruajtëse sepse sigurisht ju të gjithë e kuptoni që është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe që merrni mbi vete, jo vetëm për t’i shërbyer vendit tonë, por edhe për të projektuar siguri atje ku shkoni.

Që do të thotë mbroni të tjerët edhe mbroni veten dhe duhet të jeni maksimalisht të përgatitur për këtë moment dhe prandaj insistoj që këto testime, që ky moment vlerësimi të jetë sa më i hapur, sa më transparent edhe gjithsecili prej jush të jetë i qartë për vlerësimin që merr dhe për vlerësimin që merr shoku juaj. Vetëm ata që vërtet meritojnë, janë ata që do të shkojnë në mision dhe kur them meritë, kam parasysh përgatitjen për këtë ditë. Dhe që ky mjedis të jetë më konkurrues dhe të promovojë realisht cilësinë dhe profesionalizmin, duhet të jeni të gjithë në garë më njeri – tjetrin”, u shpreh ministrja.

Xhaçka ndoqi nga afër edhe një pjesë të programit mësimor teorik të ushtarakëve, në mjediset e një prej kabineteve të këtij batalioni. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura iu bashkuan nismës së Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit “Ditët e Pemëve”, duke mbjellë pemë në oborrin e shkollës së mesme të bashkuar “Shyqyri Lakra” në Berat dhe në mjediset e batalionit të tretë të këmbësorisë në Poshnje./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto janë ndeshjet që ju bëjnë milioner me vetëm 100 lek
Previous article Rrëmujë policia italiane/ Aksion në dy të natës në Firence për dy grabitësit shqiptarë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes Politikë

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT