• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
‘Luftë’ mes deputetëve/ Pro SHBA, kundër Rusisë. Po Kina?
Home
Aktualitet

‘Luftë’ mes deputetëve/ Pro SHBA, kundër Rusisë. Po Kina?

5 November, 2017 F.autor Aktualitet

Konstituimi i grupeve parlamentare të miqësisë me shtetet e tjera ka përfshirë deputetët e Parlamentit Shqiptar në një betejë dhe garë të nëndheshme. Anëtarët e Parlamentit kanë bërë rezistencë, duke refuzuar propozimet, për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Rusinë, Kinën, Serbinë, Afrikën e Jugut, Indinë, Indonezinë, Mongolinë, Pakistanin, Marokun, Meksikën etj.

Për shkak të orientimit perëndimor të Shqipërisë, ligjvënësit nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e grupit të miqësisë kryesisht me Rusinë. Nga ana tjetër, shumica e deputetëve kanë kërkuar dhe lobuar për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën etj.

Në këto kushte, kur mbi 40 deputetë kanë kërkuar që të jenë në grupin e miqësisë me SHBA, në lëvizje janë vënë kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të plotësuar grupet e miqësisë.

Në mbledhjen e parafundit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ka ngritur këtë shqetësim, teksa u ka kërkuar Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, të ‘detyrojnë’ deputetët të bëhen pjesë e grupeve të miqësisë, pavarësisht vullnetit të tyre.

“Dua të ndaj me kolegët, me dy kolegët, z. Spaho dhe z. Vasili, një shqetësim që mendoj se duhet marrë në konsideratë, pavarësisht dëshirës së deputetëve për të qenë të gjithë në grupin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo me Gjermaninë. Duhet të jemi korrektë diplomatikisht me të gjitha vendet me të cilat Shqipëria … Ah, jeni dakord, se po shihja që jeni e acaruar dhe thashë… Për këtë pjesë dua t’ju them dhe t’ju informoj se është shumë e rëndësishme të bëjmë një ndarje të deputetëve dhe një kuotë. Pra, nuk mund të ketë një grup miqësie me 40 deputetë dhe një grup miqësie pa asnjë.

Duhet të flasim me kolegët deputetë dhe të vëmë një kuotë, maksimumi mund të jetë 25-30, me qëllim që të kemi mundësinë të… Ose të ndryshojmë pastaj vendimin dhe të lëmë një deputet të jetë më shumë se në 5, por këtë nuk e lejon praktika parlamentare e konsoliduar, edhe në vende të tjera. Ndërkohë, kemi ruajtur pak a shumë të njëjtën ndarje që kemi pasur, maxhorancë -opozitë. Duhet ta kalojmë nesër këtë. Më pas, me një praktikë të mirë të nisur për një lloj reforme parlamentare, edhe grupet e miqësisë të kenë një rregullore të funksionimit të tyre, si dhe një agjendë të veprimtarisë së tyre, me qëllim që të mos lëmë vende pa mbuluar”, është shprehur Balla.

Rusia dhe Kina
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, duket se ka qenë ndër të vetmit deputetë, që ka pranuar jo vetëm të jetë anëtar, por kryetar i grupit të miqësisë me Rusinë. Anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë janë Gent Strazimiri, Mimi Kodheli dhe Nard Ndoka. Ndërkaq, Bashkim Fino kryeson grupin e miqësisë me Kinën, ndërsa anëtarë janë Alket Hyseni, Bledar Çuçi, Dashamir Shehi, Edlira Bode, Edmond Haxhinasto, Edmond Leka, Eduard Halimi, Ilir Beqaj etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shërbimi sekret amerikan zbulon detaje të vizitës së presidentit Trump në Azi
Previous article “Nuk prisnim një klient të tillë!"/ DESHMIA që fundos Orest Sotën

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

VRASJA E POLICIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI/ Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes Aktualitet

VRASJA E POLICIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI/ Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT