• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mira Kazhani replikon me Bushatin dhe Shkullakun: Nga “kulla-fob”, u kthyhet në “kulla-dashës”
Home
Shqipëri

Mira Kazhani replikon me Bushatin dhe Shkullakun: Nga “kulla-fob”, u kthyhet në “kulla-dashës”

24 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Gazetarja Mira Kazhani ka replikuar me botuesit e portalit lapsi.al, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku lidhur me ndërtimin e kullave në Tiranë.

Kazhani shkruan  se “Si ka mundësi? Si mund të ndodhë që një portal që sulmon me kaq ngulm ndërtimin e një kulle në Tiranë sot, të nesërmen boton një shkrim reklamues se sa të mira e të bukura na qenkan kullat që do ndërtohen në Tiranë? Ndryshim mendje? Parimesh? Apo ajo që i shkon në mend gjithkujt: Paraja!”

Më poshtë po përcjellim shkrimin e plotë në blogun tiranapost.al:

“Është e qartë se ditët e fundit, disa portale, me gjasë afër PD-së, po udhëheqin me histerizëm një sulm ndaj biznesit të ndërtimit në Tiranë, duke anatemuar si diçka të tmerrshme ndërtimin e ndonjë kulle në qendër të kryeqytetit.

Gjithçka nisi prej nga debati për ndërtimin ose jo të një Teatri të ri Kombëtar dhe të ushqyera nga zërat se teatri i ri do të jetë me kullë!

Kulmi i debatit ishte në emisionin e kaluar “Opinion” të Blendi Fevziut, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj tha se disa media online po dirigjohen dhe në to shkruajnë njerëz që “tjetër bëjnë, e tjetër predikojnë”.

Se drejtuesit “kullofobë” të këtyre portaleve sillen si të tillë kur ju intereson, por ama po kaq mbresëlënëse është metamorfoza që pësojnë në “kullo-dashnorë”, kur vjen fjala për ndonjë përtim a reklamë.

Si për ironi të fatit i njëjti portal që një ditë më pas foli për këmbët e hapura të mediave sot nuk po themi se ka hapur këmbë por mendjen për kullat. Dëshmi e të cilit është ky artikull:
“Park Gate, detaje arkitekturore që po ndryshojnë stilin e ndërtimit në Shqipëri”.

Që në rreshtat e parë është e lehtë të kuptohet se bëhet fjalë për një shkrim “kullodashës”, por ama i botuar në portalin më “kullofob” në arenën mediatike shqiptare.

Dhe lind pyetja: Si ka mundësi? Si mund të ndodhë që një portal që sulmon me kaq ngulm ndërtimin e një kulle në Tiranë sot, të nesërmen boton një shkrim reklamues se sa të mira e të bukura na qenkan kullat që do ndërtohen në Tiranë?

Ndryshim mendje? Parimesh?

Apo ajo që i shkon në mend gjithkujt: Paraja! Një reklamë mund të të shndërrojë nga njeri në buburrec, siç ndodhi me Grigor Zamzën te Metamorfoza e Kafkës.

Me respekt nga një Tiranapost.al që redaksinë e saj e ka në një kullë se në fshat i bie
pak larg të bëjmë gazetari.

Po sikundër e dimë që edhe redaksitë tona simotra janë
nëpër kulla se fundja jetojmë në Tironë!(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I burgosuri letër drejtorit: Po të shkruaj amël e amël, më lër të takohem me nipin
Previous article Lionel Messit i vdes një person shumë i dashur dhe rëndësishëm (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT