• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Holanda zbarkon me kryepolicë në Tiranë, çfarë u diskutua për vizat
Home
Aktualitet

Holanda zbarkon me kryepolicë në Tiranë, çfarë u diskutua për vizat

5 November, 2017 F.autor Aktualitet

Shqetësimi nga trafiqet dhe krimi i organizuar me origjinë shqiptare në Roterdam, ka sjellë në Tiranë një delegacion të nivelit të lartë.

Siç njofton dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, “një delegacion i lartë, ndryshe i njohur si Trekëndëshi i Roterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë, i kryesuar nga kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, nga data 2 deri më 6 nëntor 2017”.

Por, sipas njoftimit të ambasadës, pjesë e delegacionit, përveç kryebashkiakut Ahmed Aboutaleb, do të jenë dhe krerë të institucioneve ligjzbatuese të Roterdamit.

“Drejtori i Policisë së Roterdamit, Frank Paauw, kryeprokurori i Roterdamit Marc van Nimëegen, drejtori i Aviacionit në Xhandarmërinë Mbretërore, në Ministrinë e Mbrojtjes Brig.Gen, Pieter Simpelaar do të jenë gjithashtu pjesëtarë të këtij delegacioni”, thuhet në njoftim.

Rreziku i rivendosjes së regjimit të vizave për shqiptarët krijoi tronditje në politikën shqiptare gjatë muajve të verës, kur një raport i policisë së Amsterdamit i kërkonte Parlamentit që ta diskutonte këtë çështje, pas rasteve të shumta të abuzimit të shqiptarëve me udhëtimin në zonën Shengen.

Fokusi i kësaj vizite do të jetë lufta kundër emigracionit të paligjshëm, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar. Ardhja e këtij delegacioni në Shqipëri, ka si qëllim përcjelljen e shqetësimit që qytetarët dhe autoritete e Roterdamit kanë ndaj rritjes së kriminalitetit me origjinë nga Shqipëria.

Dje, delegacioni holandez zhvilloi një takim në Akademinë e Policisë me autoritetet shqiptare, por dhe organizata joqeveritare që operojnë në fushën e sigurisë dhe luftës ndaj krimit të organizuar.

Qëllimi i kësaj vizite, sipas Ambasadës Holandeze, është që të kuptohet situata në Shqipëri si dhe faktorët që shtyjnë qytetarët shqiptarë drejt rrugëve të rrezikshme të emigracionit të paligjshëm. Së bashku me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Holanda dhe Shqipëria po organizojnë një fushatë informuese në lidhje me këtë çështje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mashtrim i madh prapa imazheve në Instagram, ja "fëmijët e pasur" të Rusisë
Previous article Ja pse nuk mund të largoni mendimet e padëshiruara nga koka

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT