• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndërprerja e Vettingut për Llallën, reagon ONM: Nëse ka dyshime, dosja e tij të niset në prokurori
Home
Aktualitet
Drejtësi

Ndërprerja e Vettingut për Llallën, reagon ONM: Nëse ka dyshime, dosja e tij të niset në prokurori

24 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ndërprerja e vettingut për ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, është i pa arsyetuar.

I pyetur nga Report TV për këto dy raste, Operacioni dha këtë përgjigje përmes email-it: “Është e saktë që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm kanë dhënë dorëheqjen. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ende nuk ka dhënë një vendim të arsyetuar sipas Aneksit B, neni G i Kushtetutës dhe Ligjit të Vettingut për rastin e tyre”.

I pyetur nga Report TV nëse ata që dorëhiqen në mes të rivlerësimit duhet apo jo të shpëtojnë nga Vettingu, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit thotë se nëse nga dosjet e tyre dalin dyshime, ato duhet të përcillen pranë organeve kompetente hetuese. “Qëllimi i vettingut nuk është që të zhvillojë procedura penale, por, siç parashikohet në nenin 1 të ligjit të verifikimit, është garantimi i funksionimit të duhur të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së vërtetë të sistemit gjyqësor.

Prandaj procesi synon të pastrojë sistemin nga magjistratët që nuk i përmbushin standardet e funksioneve të tyre. Nëse sjellja e një subjekti apo (ish)subjekti të rivlerësimit sjell dyshime për vepra penale, dosjet e tyre përkatëse mund të përcillen përmes kanaleve të përshtatshme, siç parashikohet në legjislacionin shqiptar”.

Deri më tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar shkurtimisht ndërprerjen e vettingut për dy të dorëhequrit, por nuk ka dhënë informacion, nëse gjatë vlerësimit të dosjeve të tyre, ka gjetur apo jo elementë të dyshimtë që mund të jenë objekt i Prokurorisë apo organeve të tjera ligjzbatuese, siç mund të jetë pasuria e pajustifikuar, apo kontaktet me persona të papërshtatshëm gjatë ushtrimit të detyrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lëndimi është serioz, Bernardeschi humb sfidën me Tottenhamin
Previous article Rita Ora pozon me të brendshme dhe na tregon çfarë bën në avion (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT