• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndryshimi i kufijve në Ballkan? Zv.Kryeministri shqiptar në Maqedoni: Dënojmë çdo ide!
Home
Rajon

Ndryshimi i kufijve në Ballkan? Zv.Kryeministri shqiptar në Maqedoni: Dënojmë çdo ide!

23 February, 2018 F.autor Rajon

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, i cili është edhe ministër për Çështjet Evropiane, në intervistë me “Deutsche Welle” shprehet i vendosur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Ne dënojmë çdo ide ose tentativë për ndryshim kufijsh që po shfaqet kohëve të fundit në opinion”, tha Osmani në Berlin, ku ndodhej së bashku me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. “Çdo ndryshim të kufijve kudo në rajon, do të ketë efektin domino duke shkaktuar tragjedira të papara në rajon.” Osmani tha se ky proces mund të parandalohet vetëm nëpërmjet integrimit të shpejtë të rajonit në NATO dhe BE.

Osmani u shpreh optimist se pas zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, Maqedonia do të jetë vendi i parë në rajon që do të plotësojë kushtet për BE.

“Maqedonia është më e vjetra në këtë proces”, tha Osmani.

“Nga 2001 po bën harmonizimin e legjislaturës, po krijon institucione të cilat janë konform kërkesave të Bashkimit Europian dhe po europianizon shoqërinë.”

Në lidhje me ligjin e dygjuhësisë të miratuar nga kuvendi i Maqedonisë dhe të refuzuar nga presidenti, Osmani u shpreh gjithashtu optimist se, falë gabimeve formale të kërkesës së opozitës për ndryshimit të ligjit, ligji do të miratohet për herë të tretë në parlament dhe do të hyjë në fuqi. Osmani e pranoi se implementimi i ligjit, që e parasheh edhe shqipen si gjuhë zyrtare të Maqedonisë, do të jetë një sfidë më vete./dw/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI Blunt-Ledri/ Pas shumë ofendimesh, vjen i rradhës: O p*** dil se jemi te dera, do të... (VIDEO+FOTO)
Previous article Shokohet PSG/ Neymar është sëmurë, rrezikon ndeshjen e rëndësishme

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT