• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit: Adriatik Llalla, i përfshirë në korrupsion SINJIFIKATIV
Home
Aktualitet
Drejtësi

DETAJET E REJA/ Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit: Adriatik Llalla, i përfshirë në korrupsion SINJIFIKATIV

23 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Politiko.al nëse DASH ishte ‘keqinformuar’ nga Ambasada Amerikane në Tiranë mbi ‘rastin Llalla’, siç pretendoi ky i fundit në një deklaratë për WSJ, tha se Sekretari Tillerson ka patur ‘informacione të besueshme mbi përfshirjen e Adriatik Llallës në korrupsion sinjifikativ gjatë mandatit të tij si Kryeprokuror’.
Zëdhënësi ka pranuar gjithashtu se, në Departament po shqyrtohen raste të tjera të korrupsionit të zyrtarëve dhe se ‘piketimi’ i Llallës është i rëndësishëm për faktin se ‘qeveria shqiptare [dhe populli shqiptar] duhet ta dijë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin’.

Intervista e PLOTE:

Politiko: Kur merr një vendim mbështetur në Klauzolën 7031(c), Departamenti i Shtetit nuk është i detyruar të bëjë publike të dhëna të caktuara që çojnë në skualifikimin e një zyrtari, megjithatë, në rastin e z.Llalla, ju zgjodhët t’a bëni publike arsyen. A mund ta shtjelloni arsyetimin pas këtij vendimi? A kishe diçka posaçërisht skandaloze në akzuat për korrupsion kundër tij?

Zëdhënësi i DASh: Për rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast të veçantë, ne besojmë se është e rëndësishme, për qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar, ta dinë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin.

Politiko: Vendimi për t’i skualifikuar nga hyrja në Amerikë edhe anëtarët e famijes së z. Llalla, që nuk janë nënshtetas amerikanë, duket i pazakontë. A mund të na shpjegoni arsyetimin pas këtij vendimi?

Zëdhënësi i DASh: Klauzola 7031(c), jo vetëm që e skualifikon një zyrtar të një qeverie të huaj nga mundësia për vizë amerikane, në rastin kur ai është përfshirë në korrupsion sinjifikativ, por gjithashtu kërkon që, anëtarët e familjes së afërt të atij zyrtari, të skualifikohen gjithashtu nga kjo mundësi.

Politiko: Z. Llalla, në një deklaratë për “The Wall Street Journal”, ka thënë se ‘ambasada amerikane në Tiranë e ka dizinformuar me dashje’ Departamentin e Shtetit. A është keqinformuar Sekretari i Shtetit nga Ambasada juaj këtu në Tiranë?

Zëdhënësi i DASh: Sekretari ka informacione të besueshme që z. Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion sinjifikativ gjatë mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm.

Politiko: Ka skeptikë në qarqet politike dhe mediatike në Shqipëri, që kërkojnë ‘fakte’, dhe e shohin Llallën si ‘kokë turku’, një sinjal që kërkon t’u përcjellë qeveria amerikane ‘kundërshtarëve’ të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, tani që e kemi një precedent, a do të kemi të tjerë ‘persona non grata’ në listën e Sekretarit Tillerson?

Zëdhënësi i DASh: Kur Sekretari merr informacion të besueshëm, se një zyrtar është përfshirë në korrupsion sinjifikativ dhe/apo dhunim të të drejtave të njeriut, ai është i kushtëzuar që ta ‘piketojë’ atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij duke përdorur klauzolën 7031(c).

Ne jemi, në mënyrë aktive, duke shqyrtuar raste dhe do ta përdorim këtë autoritet në mënyrë globale. Në varësi të rrethanave të caktuara, disa prej ‘piketimeve’ bëhen publikisht dhe, disa të tjera, privatisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Bamir Topi: Greqia, roli i Ilir Metës dhe degradimi i PD-së
Previous article Marrëveshja e DETIT me Shqipërinë/ Kotzias sulmon opozitën greke

F.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT