Elez Biberaj është një gazetar shumë i njohur në Shqipëri. Nga ana tjetër, ai është një nga njerëzit më të rëndësishëm të “Zërit të Amerikës” që përfaqëson qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, në Washington. Biberaj ishte këto ditë në Tiranë për të marë pjesë në aktivitetet në përkujtim të ngjarjeve të shkurtit 1991, që kulmuan me rrëzimin e shtatores se diktatorit Enver Hoxha në Sheshin “Skenderbej”.
I pyetur për vendimin e sekretarit Amerikan të sthetit që i ndaloi hyrjen në SHBA familjes së ish Kryeprokurorit, Biberaj ndër të tjera tha se: “Që të ndërmerret një vendim i tillë duhet të jetë një çështje shumë, por shumë serioze”.
Pyetja që lind pas kësa është: Sa shumë shumë serioze është realisht kjo çështje dhe se çfarë konkretisht fshihet pas kësaj? Po të shohesh me vëmendje kronologjinë e zhvillimeve dhe deklaratave kunder Llallës, atëherë kupton se akuzat zyrtare ndaj tij, që sipas një burimi të rezervuar mund të ngrihen në mars, pritet që të jenë në nivelin e lartësisë dhe rëndësisë se vendimit që u ndërmor kundër tij nga SHBA.
Një ekspert dhe njohës i shkëlqyer i kësaj fushe tha se tre mund të jenë pistat që mund ta implikojnë Llallën në “një çështje shumë, por shumë serioze”:
- Implikimi i tij i mundshëm me prova dhe fakte të pakundërshtueshme në afera të provuara korrupsioni dhe me llogari bankare të transferuara në parajsa fiskale.
- Implikimi i tij i mundshëm në rrjetet e krimit të organizuar vendas e ndërkombëtar që meren me trafiqe droge, armësh apo prostitucioni, të cilëve në këmbim të favoreve i ka ofruar imunitet ligjor gjatë kohës që ka qenë në detyrë.
- E treta, mund të jetë implikuar në dhenien e imunitetit ligjor organizatave terroriste dhe mafias, në këmbim gjithashtu të të ardhurave të paligjshme dhe favoreve të tjera për vete dhe familjen e tij.
- 12 SHKURT, ambasadori Amerikan Donald Lu, në Twitter:
“Vendimi (i Llallës) për t’u tërhequr (nga sitemi i drejtësisë) është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet, Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”
- 14 SHKURT, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në “Opinion”:
Fevziu: Gjyqtarë ose prokurorë që tërhiqen rrugës do të verifikohen në vetting?
Xhafaj: “Dosja e tyre për efekt të vlerësimit do të arshivohet, por nëse aty ka element të veprës penale, ata do të referohen për ndjekje penale”.
- 15 SHKURT, “Zëri i Amerikës”:
Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.
Vendimi thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.
Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.
Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.
- 22 SHKURT, Elez Biberaj, drejtori i Euro-Azisë në “Zëri i Amerikës”:
“Njoftimi është shumë i qartë. Që të ndërmerret një vendim i tillë duhet të jetë një çështje shumë, por shumë serioze. Nuk besoj se ekziston mundesia qe te kete disinformuar Ambasadori i SHBA ne Tirane.
Ai ka kontribuar shume ne kete vend per luften kunder korrupsionit dhe kunder krimit te organizuar. Qeveria amerikane funksionon ne nje menyre shume perfekte. Qe te ndermerret nje vendim i tille, duhet te kete kaluar ne shume kanale dhe çeshtja duhet te jete shume serioze”.
Përgatit: Alpenews.al


