Ka përfunduar mbledhja e qeverisë në Berat. Kryeministri Edi Rama në një komunikim live u shpreh se Programi i punësimit është sfida kryesore e qeverisë.
“Ne kemi një prezantim publik për portofolin e Qarkut të Beratit. Qeveria ka pasur në fokus disa vendime që synojnë rritjen e ndërveprimit midis agjencive të qeverisë dhe pushtetit vendor në funksion të qytetarëve dhe punësimit. Për këtë arsye është miratuar krijimi i fokusit social që shkon në drejtim të decentralizimit të shërbimeve sociale, por që bën të mundur krijimin e një fondi të përbashkët mes Bashkisë dhe qeverisë.
Dhe të gjitha ato investime që janë bërë nga qeveria janë në dispozicion të atyre që aplikojnë të marrin pjesë në ktë proces.
Qeveria autorizon Bashkitë, për të qenë sa më parë nevojave. Së fundi kemi diskutuar për statusin e shërbimit kombëtar të punësimit si dhe për programin e punësimin, që është një sfidë e madhe. Kjo ka nisur të hartohet, por jo si strategji apo objekt qëllim mirë, por si një program i mirëfilltë dhe i detajuar sektor më sektor në punësim. Do ta lancojmë në pranverë. Për këtë program kemi ndërtuar një rreth të konsiderueshëm të mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, më Bankën Botërore si dhe me të gjithë ministritë,” tha Rama.
ERTV Live😊: Berat – Komunikim me median pas mbledhjes së qeverisë
Posted by Edi Rama on Freitag, 23. Februar 2018


