Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur dy ditë më parë në autostradën Tiranë –Durrës, ku humbi jetën 23 vjeçarja së bashku me taksistin 64 vjeçar nga Durrësi.
Policia ka nisur sot dosjen drejt prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Grupi hetimor mësohet se ka marrë pamjet e filmuara nga ambjentete e karburantit.
Behet me dije se nga analizat e deritanishme hetimore rezulton aksident dhe jo vrasje. Viktima 23 vjeçare nuk ka lidhje me personin e shpallur ne kërkim Fation Zhporja.
Shkaku i aksidentit mësohet se ka qenë shpejtësia e lartë dhe goditja në parakalim, Benzi po udhetonte me 200 km/h.
Dyshohet që në mjetin që shkaktoi aksidentin ndodheshin dy persona, njëri prej tyre Fation Zhaporja i cili është shpallur në kërkim.



