Dështon sërish seanca për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Kështu pas një debati të ashpër ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në mungesë të kompromisit, seanca u shty për të mërkurën në ora 10:00.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kërkoi nga deputetët të jenë të mërkurën në Kuvend dhe t’i anulojnë të gjitha vizitat jashtë vendit.
Seanca u la për të mërkurën pasi të hënën Haradinaj do të jetë për vizitë në Londër.


