Pas akuzave të bëra mbrëmë nga Erion Veliaj kur ishte i ftuart në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV “Klan” në adresë të Gjergj Bojaxhiut, te tjera fakte tronditëse e të dyshimta dalin kundër tij, të cilat rrezikojnë ta rikthejnë “engjëllin e politikës” në një nga personazhet e para me të cilët pritet të merret drejtësia e re shqiptare.
E PLOTE DEKLARATA E VELIAJT NE “Opinion” për Bojaxhiun:
Veliaj: Ky lloj stili është i pandershëm. Tani unë jam këtu 4 veta që pyesin ti fut dhe një në ekran. Kjo është e pandershme. Se ti mund të më vësh çdo lloj njeriu që më ka sharë, që ka qenë kandidat. Te piramida është kjo kullë, ETC ku ka shtëpinë Gjergj Bojaxhiu. Kjo është një hipokrizi që unë nuk e duroj dot. Fevizu: Gjergj Bojaxhiu e ka në Petrelë shtëpinë.
Veliaj: Në Farkë jo në Petrelë. Po e ke shtëpinë në kullë është një derr hipokrizie që të flasësh kundër kullave. Është krejtësisht e pandershme. Pra kullat janë mirë kur ke ti shtëpinë në kullë dhe kukllat janë keq kur ti ske aty shtëpi.
Fevizu: Bojaxhiu jeton në fshat Veliaj: Patjetër edhe në fshat. Tani ju thoni nuk do të ndërtojmë në Tiranë, ku të ikim të ikim në fshat. Bojaxhiu në fshat ka 17 mijë metra katror. Të ikim ti blejmë tokë Bojaxhiut. Të evokosh që njerëzit të mos rijnë në qytet por të vijnë në fshat dakord mirë por ku do ti blejmë tokën. Afendikoi më i madh sot në Farkë është Gjergj Bojaxhiu. Kur ke vet edhe shtëpi këtu edhe shtëpi këtu, tani të gjithë do donim të kishte shtëpi në fshat por nuk kanë lek njerëzit nuk kanë lek.
Fevizu: Është shoqëri e lirë dhe ai s’po shkel ligjin…
Veliaj: Nuk po them që është jo ligjore, po them që është jo etike.
Hakorja: Bojaxhiu thotë që skam shtëpi në atë godinë…
Veliaj: Po e ka shitur. Thotë që e kam pasur në 2002. Kjo godinë është në vijën e stadiumit. Tani këtë historinë se thonë që ruhu nga robi i urtë dhe shumë i qetë, por i kam dëgjuar këta lloj personazhesh me lloj shpifjesh. Tani grosisti më i madh i naftës se Bojaxhiu dhe ndotësi më i madh i bregdetit hiqet dhe si ambientalit. Ska mbjell një pemë. Një njeri që tek vija e stadiumit ka vet apartament nuk mund të flasim ë kundër kullave se kjo është hipokrizi. Me ca njerëz të falimentuar moralisht bëheni kot. Një njeri që doli në fushatë doli që në një ditë transferonte 120 milionë euro.
FAKTET E REJA
Në dokumentin më poshtë del e vertetuar me prova dhe fakte se Gjergj Bojaxhiu perveç të tjerash, ka blere edhe nje siperfaqe toke ne Farken e Madhe prej rreth 4 000 metrash.
Nese shihni me kujdes regjistrin e pronesise, aty ka nje fakt mjaft domethenes.
Fillimisht siperfaqja eshte shenuar ne emer te Naile Qamil Greca. Por me pas ajo eshte fshire ne regjister.
Fiks pas dhjete ditesh ne 12.12.02 eshte bere nje nxitim i papare per ta regjistruar siperfaqen prej 3 896 metrash katrore ne emer te Gjergji Aleksander Bojaxhiut. Aresyeja?! Pritet te hetohet nga antikrimi ekonomik dhe financiar.
Ndërsa dokumenti më poshte tregon sesi Gjergj Bojaxhiu u bë siç tha Erjon Veliaj “afendikoi më i madh i tokave ne Tirane duke blere me nje dore 10 000 metra katrore.
Kronika e televizionit Kombetar Klan per hetimet e Prokurorise ndaj Gjergj Bojaxhiut per pastrim parashe dhe transaksionesh te erreta.
Njerezit kane filluar pas kesaj te pyesin: Cili jeni ju zoti Bojaxhi? Ai “engjelli i madh” i politikes qe kerkon te hiqesh, apo ky i provave dhe fakteve qe po dalin dhe pritet te dalin edhe ne ditet ne vijim?!
Përgatiti: Alpenews.al




